Home / Gostivar / Në fshatin Llakavicë u promovuan katër rrugica të shtruara me pllaka bekatoni

Në fshatin Llakavicë u promovuan katër rrugica të shtruara me pllaka bekatoni

Gostivar, me 31 Tetor – 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani qëndruan në fshatin Llakavicë dhe bashkë me banorët lokal inauguruan katër rrugica të shtruara me pllaka bekatoni.

Në prononcimin për mediat, kryetar Bejta vuri në dukje që në fshatin Llakavicë janë realizuar shumë investime dhe do të vazhdohet të investohet me qëllim që banorëve tu krijohen kushte sa më të mira për jetesë dhe për zhvillimin e ekonomisë familjare.

“Jemi në fshatin Llakavicë për të promovuar shtrimin e katër rrugicave me pllaka bekatoni. Janë rrugica rrugica mjaftë të frekuentuara dhe që do tu shërben shumë banorëve të këtij fshati. Fshati Llakavicë është shumë afër qytetit dhe nga ky fshat ka pasur fort pak migrim të banorëve drejt qytetit, prandaj jemi duke krijuar kushte infrastrukturore për banorët e fshatit Llakavicë që edhe në të ardhmen të mos migrojnë nga fshati i tyre”, tha Bejta duke shtuar që fshati Llakavicë ka kushte të favorshme natyrore dhe banorët e fshatit mund të zhvillojnë edhe biznese familjare, prandaj rregullimi i infrastrukturës është shumë e rëndësishme.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Llakavicë, z. Bilall Bilalli në emër të banorëve të fshatit falënderoi kryetarin Bejta për rregullimin e katër rrugicave të fshatit, si dhe investimet e tjera të realizuara në të kaluarën. Bilalli tha se bashkëpunimi mes Bashkësisë Lokale dhe Komunës së Gostivarit ka qenë dhe është në nivel të duhur, dhe këtij raporti pozitiv janë realizuar shumë projekte që shkojnë në llogari të banorëve të fshatit Llakavicë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Objektet Sportive “Rinia”, z. Fidan Jusufi, i cili vjen nga ky fshat, shprehu konsideratë të lartë mbi kujdesin që ka treguar Komuna e Gostivarit dhe kryetari Nevzat Bejta ndaj banorëve të fshatit Llakavicë.

“Aty ku flasin veprat s’ka nevojë për fjalë, megjithatë vlen të falënderohet kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili realizoi një investim kapital në fshatin Llakavicë. Në brendi të fshatit u shtruan me pllaka bekatoni katër rrugica të cilat fshatit Llakavicë i japin pamje dhe një infrastrukturë moderne”, tha drejtori Jusufi.

Edhe banorët e tjera të fshatit Llakavicë uruan kryetarin Bejta për premtimin e mbajtur, duke shtuar që ky investim ka qenë një kërkesë e kahmotshme e tyre e cila në mandatin e tij, u arrit të realizohet.

Kryetari Nevzat Bejta bëri me dije që rrugicat e shtruar me bekatona janë me një gjatësi të përgjithshme prej 614 metra, kurse vlera e investimit rreth 2 milion e 635 mijë denarë. /Radio Vala31_10_2016_llakavice_bekatonka 31_10_2016_llakavic 31_10_2016_llakavic1

1,706 total views, 4 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje