Home / Gostivar / Në rrugën që lidh qytetin me fshatin Turçan i madh, është ndërtuar trotuar, është bërë zgjerim i rrugës dhe është instaluar ndriçimi publik

Në rrugën që lidh qytetin me fshatin Turçan i madh, është ndërtuar trotuar, është bërë zgjerim i rrugës dhe është instaluar ndriçimi publik

Gostivar, me 31 tetor – 2016

Në rrugën regjionale që lidh qytetin e Gostivarit me fshatin Turçan i madh, është bërë ndërtimi i trotuarit, zgjerimi i rrugës si dhe instalimi i ndriçimit publik.

Për të inauguruar investimin, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani.

Turçani i Madh, tha kryetari Nevzat Bejta, tashmë është shndërruar një paralagje e bukur e qytetit dhe ne si Komunë jemi duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme.

“Trotuari i ndërtuar është i gjatë 637 metra, kurse vlera e investimit është rreth 6 milion denarë, dhe do tu shërben gjithë banorëve të fshatit Turçan i madh, dhe sidomos fëmijëve që shkojnë në shkollë. Me ndërtimin e trotuarit rritet siguria e këmbësorëve dhe vozitësit ndjehen më të sigurt në drejtimin e automejteve. Është bërë edhe zgjerimi i rrugës si dhe ndriçimi publilik. Në fshatin Turçan i madh, kemi realizuar edhe punë të tjera dhe jemi duke punuar edhe në disa investime të tjera si në sistemin e ujësjellësit dhe ndërtimin e rrugëve”, shtoi kryetari Bejta, duke shtuar që ndërtimi i trotuarit do të shërben edhe për qytetarët e vendbanimeve të tjera për ecje në natyrë.

Banorët e fshatit Turçan i madh shprehen falënderim prej investimin e realizuar nga Komuna e Gostivarit. Ato u shprehen që ky investim do të ndikon tejmase në sigurinë e qarkullimit në komunikacion. /Radio Vala31_10_2016_turcan_madhe_trotuar 31_10_2016_turcan_madhe 31_10_2016_turcan_madhe1

1,618 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje