Home / Komunat / Pas 20 vitesh funksionimi, komuna e Sarajit me objekt të vetin

Pas 20 vitesh funksionimi, komuna e Sarajit me objekt të vetin

Shkup, 31 tetor 2016
Komuna e Sarajit, pas njëzet viteve nga funksionimi i saj, përfundimisht bëhet me objektin e saj. Ajo më nuk do të jetë qiraxhi. Objekteve kapitale në Saraj mbështetje të pa rezervë ju ka dhënë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zyrtarë qeveritarë dhe partiak të cilët kanë marë pjesë në përurimin e Komunës së re të Sarajit.
Investimi është bërë me mjete nga Buxheti komunal, ku vlera e investimit është reth 30 milionë denarë, ndërsa objekti ka një sipërfaqe prej 700 metrave katrorë. Kjo është faza e parë e objektit të Komunës, ku në të ardhmen parashihet të zgjerohet, ku do të investohen edhe 30 milion denarë, deri në finalizimin e objektit. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se tani e tutje Komuna e Sarajit bëhet me shtëpin e vetë.
“Ishte kënaqësi që të gjith qytetarët e krahinës së Dërvenit, që sot hapin shtëpinë e tyre, që sot hapin një institucion të gjith qytetarëve dhe për të qenë transparent dhe i sinqert me ju dhe gjith opinionin kjo është një vend që u takon të gjithve, Objekti i komunës sigurisht në të ardhmen do të jetë i kompletuar edhe me objekte shetesë, me të gjitha nevojat e qytetarëve të komunës së Sarajit”, theksoi Ali Ahmti, kryetar i BDI-së.
Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, u shpreh se ndërtimi i objektit të Komunës së Sarajit, ishte më se I nevojshëm, përpos që objekti I dikurshëm ishte i vjetër, porn ë të njetin ishim edhe qiraxhij.
“Projektet kapitale nuk dhe të rëndësishme për Komunën e Sarajit nuk kanë munguar asnjëher. Faza e parë e objektit të Komunës përfundoi me sukses dhe nga sot, administrate komunale është e vendosur në objektin e rijë dhe do të mundë që në mënyrë sa më efikase t’ju përgjigjet kërkesave të qytearëve. Ne, po realizojmë premtimin e thënë se Komuna është servis i qytetarëve dhe se ne jemi për të mbështeur ata. Investimi është bërë me mjete buxhetore nga Komuna. Ditë më parë bëmë përurimin e Shkollës së Mesme në Saraj, Çerdhen në Saraj, në fazën finale janë edhe punimet për ndërtimin e sheshit ‘Flamuri’, në Saraj, me një fjalë po e institucionalizojmë Sarajin. Dua të theksoj se në planifikim e sipër është ndërtimi i Poliklinikës në Saraj dhe Shtëpisë së kulturës”, u shpreh Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit. /Radio Vala

935 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje