Home / Lajme / Shkolla fillore ne lagjen Vizbeg do të fillojë të ndërtohet në vitin 2017

Shkolla fillore ne lagjen Vizbeg do të fillojë të ndërtohet në vitin 2017

Shkup, me 31 Tetor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu priti sot në takim kryetaren e këshillit inicues për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit, znj.Halide Palloshi. Në këtë takim ministri Lutfiu dhe znj. Palloshi biseduan rreth iniciativës së prindërve nga kjo lagje për ndërtimin e objektit të shkollës fillore, me ç’rast ministri Lutfiu e njoftoi se MASH ka përgatitur projektin për ndërtimin e shkollës dhe punimet do të fillojnë në vitin 2017. Për këtë qëllim, ministri Lutfiu tregoi se janë siguruar edhe mjetet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë këtij takimi Ministri Lutfiu kryetares së këshillit inicues dhe anëtarëve të tjerë të komisionit ju prezantoi projektin për ndërtimin e shkollës duke theksuar se kjo shkollë është edhe në programin e ministrisë për vitin 2017. /Radio Vala

607 total views, 4 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje