Home / Lajme / Inspektoriati i Mjedisit të Jetesës vendosi që të mbyllë Jugohromin

Inspektoriati i Mjedisit të Jetesës vendosi që të mbyllë Jugohromin

Tetovë, 1 nëntor 2016
Inspektorati Shtetëror për Ekologji nën varësi të Ministrisë për Ambient Jetësor, duke konstatuar mospërmbushjen e kritereve për instalimin e filtrave, deri në afatin e paraparë që buron nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ka marrë vendim që të shqiptojë masën e ndalimit me punë të kombinatit “Jugohrom”.
Për këtë vendim Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti sot e informoi krytearen e komunsë së Tetovës, Teuta Arifi me të cilën u takua në ndërtesën e komunës së Tetovës.
Sipas ministrit Ameti ky vendim është sjellë në pajtim me rregullativat ligjore dhe vendimet e mëparshme që e detyrojnë këtë kombiant deri më sot të vendosë sistemin e filtrimit.
“Edhe pse për këtë vendim nuk ka pajtushmëri nga të gjitha palët e prekura, megjithatë inspektoriati ka proceduar sipas ligjeve pozitive të Republikës së Maqedonisë. Nuk ka qenë e lehtë që të inicohet një vendim i tillë duke pasur parasysh komponentin social dhe rëndësinë që ka puna e këtij kombinati për të punësuarit në fabrikë megjithatë për ne para gjithçkaje ka rëndësi shëndeti i qytetarëve, deklaroi Ameti.
Për Arifin një vendim i tillë i inspektoriatit është në pajtim me qëndrimet e tyre se mbyllja e punës së Jugohromit në këtë periudhë të vitit do të kontribuojë për ajër më të pastër në rajon.
Në bazë të dispozitave juridike, konform rregullativës ligjore, Arifi thekson se Komuna e Tetovës ka shprehur qartë edhe më herët qëndrimin që merr për bazë në radhë të parë shqetësimin e banorëvë të Pollogut, që nënkupon instalimin e filtrave nga ana e kombinatit “Jugohrom” si dhe rregullimin e statusit të punëtorëve duke i subvencionuar ata nga ana e Qeverisë së RM-së, zgjidhje kjo që ka në konsideratë edhe statusin social të punëtorëve të këtij kombinati.
“Si autoritete e përshëndesim vendimin e organeve shtetërore për të vepruar konform ligjit dhe vullnetit të qytetarëve të Pollogut”, thekson Arifi .
Vendimi përfundimtar për pezullimin e punës së Jugohromit respektivisht procedurimit sipas kësaj kërkese të inspektoriatit shtetëror për mjedisin e jetesës duhet që ta miratojë Qeveria si organ kolektiv në seancën e saj.
Para dy viteve drejtoria e Jugohromit nga Qeveria ka marrë vazhdimin e afatit për vendosjen e sistemit të filtrimit duke përfshirë ditën e sotme. Drejtori i përgjithshëm i Jugohromit, Vasko Skendervoski theksoi se filluan me punët ndërtimore për një sistem të tillë dhe se kanë humbur shumë kohë në marrjen e lejeve të nevojshme për ndërtim. Nga Jugohromi është kërkuar vazhdimi i afatit për vendosjen e sistemit të filtrimit për 18 muajt e ardhshëm. /Radio Vala

592 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje