Home / Lajme / Ministri i Arsimit dhe Shkencës Lutfiu mori pjesë në konferencën organizuar nga OSBE-ja

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Lutfiu mori pjesë në konferencën organizuar nga OSBE-ja

Shkup, 1 nëntor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu sot mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me temën “Realizimi i të drejtave për arsim në shoqëritë diverse” (20 vjet të “Rekomandimeve të Hagës pët të drejtat e arsimit të pakicave kombëtare”’ të OSBE/KLPK).
Në këtë konferencë brenda këtyre dy ditëve do të diskutohen të gjitha temat e mundshme të cilat tangojnë raportet ndëretnike dhe diversitetet e një shoqërie multietnike siç është shoqëria jonë. Qëllimi i kësaj konferencе është mundësia e prezentimit të të gjitha temave të cilat në një mënyrë i rregullojnë raportet tona multietnike.
Kjo konferencë dyditore do të shqyrtojë temat siç janë: “Realizimi i të drejtave në shoqëritë diverse”, “Të drejtat për arsim, integrimi dhe drafti i vendit”, “Përpilim të shkresave historike të cilat bashkojnë” dhe “Të drejtat për arsim të komuniteteve”.
Gjatë fjalës së mbajtur në konferencë, ministri i Arsimit dhe Shkencës Lutfiu e përshëndeti këtë eveniment dhe mes tjerash ai u shpreh se beson se të gjitha institucionet arsimore në Maqedoni punojnë në sigurimin e kushteve për një arsim më kualitativ. “Ky koncept na detyron neve që të rinjtë tanë t’i vendosim në qendër të sistemit arsimor ku ata do të jenë më produktiv dhe në mënyrë më kualitative do të përgjigjen nevojave të shoqërisë tonë multietnike dhe do të jenë në gjendje ti tejkalojnë të gjitha paragjykimet dhe sfidat e kohës”, u shpreh Lutfiu.
Gjithashtu Lutfiu u zotua se në të ardhmen do të angazhohet dhe më tepër që t’i stimulojë të gjithë ata të cilët ia duan të mirën këtij vendi nëpërmjet realizimit të projekteve të ndryshme të cilat do ta motivojnë secilin individ apo grup të rinjëve për promovimin e vlerave pozitive të shoqërisë dhe sistemit tonë arsimor.
Në këtë konferencë marrin pjesë një numër i madh i arsimdashësve, përfaqësues të komunave dhe shkollave në Republikën e Maqedonisë. /Radio Vala

836 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje