Home / Lajme / Ambasadori i ri i Italisë në Maqedoni Karlo Romeo e vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadori i ri i Italisë në Maqedoni Karlo Romeo e vizitoi Universitetin e Tetovës

Tetovë, 2 Nëntor 2016
Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, sot në kabinetin e tij e priti në takim miqësor ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, shkëlqesinë e tij Karlo Romeo.
Ky i fundit, pas akreditimit të tij ambasador i Italisë në Maqedoni, sot për herë të parë e vizitoi qytetin e Tetovës, ndërsa takimin e parë në këtë qytet e realizoi me udhëheqësinë e Universitetit të Tetovës. Gjatë këtij takimi, Rektori i UT-së ishte i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Arbër Çeliku, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini dhe shefi i kabinetit të rektorit,Faton Shabani.
Rektori Vullnet Ameti, ambasadorin e Italisë Karlo Romeo e falënderoi për vizitën e tij në universitetin tonë, duke i uruar fat dhe suksese në detyrën e tij të re. Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan për shumë çështje të cilat janë në interes të përbashkët të dy institucioneve. Rektori i UT-së e njoftoi ambasadorin e Italisë për ecurinë e universitetit ndër vite, si dhe zhvillimet e fundit deri më sot, ku përveç plan programit mësimor dhe veprimtarisë shkencore janë realizuar edhe aktiviteteve të ndryshme me karakter arsimor-shkencor si, organizimi i debateve, seminareve, simpoziumeve, konferencave shkencore, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe konferencës së Magna Kartës, dhe konferencës për religjionin dhe dhunën, ku kanë marrë pjesë studiues eminentë nga e gjithë bota.
Po ashtu, ambasadori Karlo Romeo nga Rektori Vullnet Ameti u informua edhe për hapjen e dy fakulteteve të reja dhe se, tani Universiteti ynë posedon 13 fakultete, mbi 35 programe studimore dhe mbi 100 drejtime studimore, ku në të tre ciklet e studimeve, studimet i ndjekin mbi 20 mijë studentë. Ai, po ashtu vuri në dukje se UT-ja është pjesë e kartës së Bolonjës dhe tanimë ka arritur të ketë bashkëpunime me një numër të madh të universiteteve nga vendi, rajoni dhe bota në mesin e të cilave edhe me universitetet nga Italia.
Ndërsa ambasadori i Italisë Karlo Romeo tha se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që ta ndihmojë Universitetin e Tetovës në krijimin e partneritetit dhe bashkëpunimit edhe me universitete të tjera nga Republika e Italisë.
Ai shtoi se do të bëjë përpjekje që në të ardhmen, në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës të angazhojë profesorë nga Italia, me qëllim që viteve në vijim sa më shumë të rritet interesimi i studentëve për ta studiuar gjuhën italiane. Ai e falënderoi RektorinVullnet Ameti për mikpritjen, ndërsa pas takimit i vizituan edhe disa nga hapësirat e Universitetit, ku ngeli i fascinuar nga kushtet të cilat universiteti i ofron për studentët.
Ambasadori Karlo Romeo shprehu gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen ta vizitojë Universitetin e Tetovës, ku përveçse me udhëhqësinë do të realizojë takime edhe me studentët dhe stafin akademik të universitetit, me ç’rast ai personalisht do të angazhohet që para tyre të mbajë ligjërata me tematika të ndryshme. /Radio Vala

272 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje