Home / Lajme / “Jugohrom” filloi me shuarjen e furrave

“Jugohrom” filloi me shuarjen e furrave

Tetovë, 2 Nëntor 2016
“Jugohrom” nga Jegunoci filloi me shuarjen e furrave pas vendimit të djeshëm të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor për pezullimin e punës të kombinatit, njoftoi sot drejtoria e kompanisë.
“Vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor ne duhet ta respektojmë dhe filluam me shuarjen e furrave gjatë natës së kaluar. Meqë bëhet fjalë për proces teknologjik procedura shkon gradualisht dhe deri në mesnatë gjegjësisht për 24 orë nga fillimi i shuarjes, të gjitha furrat në fabrikë do të shuhen”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Jugohromit”, Vasko Skenderovski.
Ai theksoi se kanë kërkuar vazhdimin e afatit për vendosjen e sistemit për filtrim pasi që nga afati të cilin e kanë marrë më 31 tetor 2014 rreth 20 muaj kanë pritur për të marrë lejen për ndërtim që ka ndodhur më një korrik të këtij viti.
“Që atëherë është bërë shumë, janë vendosur themelet prej betoni dhe tani duhet të vendoset konstruksioni prej çeliku. Deshëm vazhdim prej 18 muajsh të cilat i humbëm me procedurën administrative, por nuk kemi marrë përgjigje nga Qeveria për këtë kërkesë tonën me ç’rast filluam me shuarjen e furrave”, tha Skenderovski.
Ai paralajmëroi se do të vazhdojnë me punimet ndërtimore për vendosjen e sistemit për filtrim, por përmendi se në kushte kur fabrika nuk punon aktivitetet do të zhvillohen me ritëm të ngadalësuar. Pret se deri nga mesi i vitit të ardhshëm ky sistem do të vendoset. Skenderovski paralajmëroi se ditëve në vijim do të mbajnë takim bashkë me pronarin me ç’rast do të vendoset se si do të vazhdojnë më tej dhe çfarë do të ndodhë me punëtorët të cilët aktualisht janë të punësuar në “Jugohrom”.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti dje deklaroi se Inspektorati Shtetëror për Ekologji ka marrë vendim që të shqiptojë masën e ndalimit me punë të kombinatit “Jugohrom”. Sipas ministrit Ameti ky vendim është sjellë në pajtim me rregullativat ligjore dhe vendimet e mëparshme që e detyrojnë këtë kombinat deri më sot të vendosë sistemin e filtrimit.
“Edhe pse për këtë vendim nuk ka pajtueshmëri nga të gjitha palët e prekura, megjithatë inspektoriati ka proceduar sipas ligjeve pozitive të Republikës së Maqedonisë. Nuk ka qenë e lehtë që të inicohet një vendim i tillë duke pasur parasysh komponentin social dhe rëndësinë që ka puna e këtij kombinati për të punësuarit në fabrikë megjithatë për ne para gjithçkaje ka rëndësi shëndeti i qytetarëve, deklaroi Ameti.
Vendimin përfundimtar për pezullimin e punës së Jugohromit respektivisht procedurimit sipas kësaj kërkese të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit të Jetesës duhet që ta miratojë Qeveria si organ kolektiv në seancën e saj. Para dy viteve drejtoria e Jugohromit nga Qeveria ka marrë vazhdimin e afatit për vendosjen e sistemit të filtrimit duke përfshirë ditën e djeshme. /Radio Vala

437 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje