Breaking News
Home / Lajme / Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur ambasadorin e ri italian në Maqedoni, Karlo Romeo

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur ambasadorin e ri italian në Maqedoni, Karlo Romeo

Shkup, 2 nëntor 2016
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur ambasadorin e ri të Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, me ç’rast u bisedua për situatën politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Ahmeti sqaroi pikëpamjet e BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit duke apeluar deri tek të gjitha palët pjesëmarrëse të japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Lideri i BDI-së ripërsëriti qëndrimin që sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDI-së bashkë me barabarësinë e tërë qytetare dhe ekonomike.
Ahmeti ftoi Italinë zyrtare që të vijoj me mbështetjen për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE që do të mundëson stabilitet të mbrendshëm, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik. /Radio Vala

1,094 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër

E Shtunë, me 1 Dhjetor 2018 Mbrojtësi shqiptar i FC Rapperswil-Jonas, Egzon Kllokoqi ndjehet i …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: