Home / Lajme / Gostivar / Kryetari, Nevzat Bejta mori pjesë në hapjen e Shoqatës Auto Moto – Gostivar, investim nga diaspora shqiptare

Kryetari, Nevzat Bejta mori pjesë në hapjen e Shoqatës Auto Moto – Gostivar, investim nga diaspora shqiptare

Gostivar, me 3 Nëntor – 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Shoqatës Auto Moto – Gostivar, e cila rihapet me kapital nga kompania e mirënjohur internacionale “Durmo Tours”.

Në fjalimin e tij, kryetari Nevzat Bejta shprehi kënaqësinë që në qytetin e Gostivarit është bërë një investim i madh i diasporës shqiptare.

“Kompania ”Duromo Tours”, është kompani e njohur në qytetin e Gostivarit por edhe në Maqedoni dhe mund të them se edhe në Evropë. Ka një përvojë të madhe në transportin e udhëtarëve dhe njihet si kompani që ka ndërmarrë aktivitete humanitare. Më vjen mirë që gjatë mandateve që drejtoj Komunën e Gostivarit, janë hapur dy Shoqata Auto – Moto. Shoqata që sot e inaugurojmë o të menaxhohet nga një kompani e suksesshme, e cila është dëshmuar me dekada të tëra në veprimtarinë transportuese”, tha mes tjerash kryetari Bejta, duke shtuar që në sistemin demokratik, shteti nuk hap fabrika por ndihmon dhe ofron kushte lehtësuese për investitorët.

Komuna e Gostivarit, tha kryetar Bejta, në bazë të mundësive që ka, ndihmon çdo investitor për të kryer investime dhe për të hapur vende të reja pune.

“Vëllezërve Beluli dhe të punësuarve, u uroj suksese në punën e tyre e cila do tu shërben qytetarëve të Gostivarit”, përfundoi kryetari Nevzat Bejta.

Njëri nga themeluesit e Agjencisë Turistike “Durmo Tours”, Ismail Beluli duke folur për arritjet e kompanisë, u shpreh që ideja e themelimit lindi që herët në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa në vitin 1993 edhe praktikisht u themelua dhe filloi të funksionojë si ndërmarrje private për ushtrimin e veprimtarisë së transportimit rrugor, ajror dhe detar të udhëtarëve.

“Të udhëhequr nga përvoja e ndërtimit të urave të komunikimit, nga nevoja dhe motivi për të investuar në vendlindje dhe nga ngjashmëria e veprimtarive që në plan të parë gjithmonë kanë komoditetin dhe sigurinë e udhëtarëve, vijoi ai, hapi jonë i radhës është pra zgjerimi i afarizmit me një ndërmarrje siç është Shoqata Auto Moto – Gostivar, të cilën po e promovojmë sot e që për veprimtari bazë ka sigurinë teknike të automjeteve në trafikun rrugor të udhëtarëve dhe përgatitjen profesionale të pjesëmarrësve në komunikacion”, tha Beluli.

Në suaza të Shoqatës Auto Moto – Gostivar, nga ana e shërbimeve kompetente mundësohet furnizimi me leje ndërkombëtare për vozitje, autorizime për vozitje të automjetit të huaj jashtë vendit, vërtetime për vozitje provuese, targa provuese, polisa sigurimi dhe karton i gjelbër. /Radio Vala03_11_2016_bejta_auto_moto 03_11_2016_bejta_auto 03_11_2016_bejta_auto1

2,184 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: