Breaking News
Home / Lajme / KUÇI: “LEAR” paraqet realizim të angazhimit tonë për zhvillim të barabartë ekonomik

KUÇI: “LEAR” paraqet realizim të angazhimit tonë për zhvillim të barabartë ekonomik

Shkup, 3 nëntor 2016
Kompania amerikane “Lear” sot në Tetovë e hap kapacitetin e saj të parë prodhues në Maqedoni. Kompania “Lear Corporation” pritet të bëjë promovimin e fabrikës, e cila deri vitin e ardhshëm do të bëjë punësimin e rreth tre mijë personave.
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, duke i përshëndetur të pranishmit në këtë ceremoni, tha se ky projekt paraqet realizim të angazhimit për zhvillim të barabartë ekonomik në Maqedoni.
“‘Lear Corporation’ është furnizues kryesor global i ulëseve dhe sistemeve elektrike, me produkte të klasit botëror, e cila ka një shtrirje impozante në mbarë botën me 132.000 të punësuar në 235 objekte prodhuese, në 34 vende të botës. Ja , tani pjesë e këtij rrjeti global do të jetë edhe ky objekt i bukur, këtu në Zonën e lirë në Tetovë. Kemi të bëjmë me një koorporatë ndërkombëtare që ka parashikuar hapjen e 3000 vendeve pune, dhe ky është një rast shumë i mirë për banorët e Tetovës dhe sidomos për të rinjte, të cilët kane mundësinë që të sigurojnë një vend pune në një kompani serioze”, tha Kuçi.
Kjo zonë, tha ai, është një nga prioritetet e BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe se ky është vetëm fillimi i asaj që ne besojmë se do të jetë një vazhdimësi investimesh dhe përparim ekonomik.
“Ne do të dëshmojmë se jemi patriotë dhe e duam vendin tonë, vetëm përmes patriotizmit ekonomik, i cili është mbi të gjitha konceptet tjera. Еkonomia është zemra e vendit dhe ne duhet të vendosim nëse duam me shumë investime të tilla dhe barazi në një ekonomi perëndimore. Do të jemi vetë ne ata që e vendosim. Dhe unë jam i bindur që do të bëjmë zgjedhjen më të mirë për vendin”, tha ministri i Ekonomisë.
Vendodhja e këtij objekti industrial në Pollog, shtoi Kuçi, shpreh më së miri përpjekjet tona për një zhvillim proporcional të rajoneve, duke krijuar shanse dhe mundësi për të gjithë njerëzit që duan të konkurrojnë në tregun e punës me ide dhe njohje konkrete profesionale.
“Në këtë kontekst sigurisht nuk do të mungojë edhe bashkëpunimi me univerzitetet egzistuese në këtë zonë, tek të cilët tash më është ngjizur vetëdija menaxheriale për të krijuar kuadro që do të ishin kompatibil me nevojat e tregut dhe me resurset e avancuara. Drejtuesit e korporatës ‘Lear Corporation’ janë treguar të guximshëm dhe vizonar kur kanë vendosur të zgjerojnë kapacitet e tyre prodhuese edhe në këtë zonë, duke u bërë në këtë mënyrë shembull edhe për investitorët tjerë”, tha ministri Kuçi.
Ai më tej shtoi se ky është edhe objektiv madhor i digasterit që aktualisht ai e udhëheq, duke u dhënë shtytje të gjitha iniciativave që kombinojnë partneritetin publiko-privat, si dhe duke inkurajuar investitorët e huaj që ta fiksojnë Maqedoninë si destinacion të sigurt për investimet e huaja.
“Fundja edhe treguesit e fundit flasin për një trend pozitiv të investimeve të jashtme, të cilat sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Maqedonisë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ato arritën në 123 milionë euro, apo 14 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, theksoi Kuçi.
Ndërkaq, ministri i Investimeve të Huaja, Vele Samak tha se hapja e kësaj fabrike është histori e re për Tetovën dhe rajonin, për të cilën luftuam me disa vende nga rajoni.
“Dinamika e punës dhe kënaqësia e ndërmarrjes nga kuadrot loikale na japin optimizëm të madh për arritjen e kapaciteteit të planifikuar prej 2500-3.0000 punësime. me këtë fabrikë, si kabinet, rrumbullaksojmë realizimin e investimeve ku momentalisht punojnë mbi 11.000 të punësuar dhe paraqesin rritje të BPV për 300 milionë euro në vit”, tha Samak.
Lear Corporation është kompani që prodhon ulëse dhe pajisje elektronike për automobila. Fabrika në Zonën industriale në Tetovë është e 235-ta në botë, ndërsa vendi ynë është i 35-ti ku ata investojnë.
Fabrika e locuar në ZZHTI Tetovë, shtrihet në 12.000 metra katrorë. Disponon me makina më bashkëkohore. /Radio Vala

583 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër

E Shtunë, me 1 Dhjetor 2018 Mbrojtësi shqiptar i FC Rapperswil-Jonas, Egzon Kllokoqi ndjehet i …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: