Home / Lajme / Ministri Ameti u takua me zëvendësambasadorin e SHBA-së, Blum

Ministri Ameti u takua me zëvendësambasadorin e SHBA-së, Blum

Shkup, 3 nëntor 2016
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot realizoi një takim pune me zëvendësambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Mikaela Shvajcar Blum.
Siç informojnë nga Ministria, në takim është diskutuar për bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë midis dy vendeve në sferën e mjedist jetësor, me theks të veçantë në mbrojtjen e ajrit ambiental.
Në takim është hapur edhe çështja për vendimin e fundit të kësaj Ministrie për mbylljen e kapacitetit industrial Jugokrom që ishte vlerësuar pozitivisht nga zëvendësambasadori Blum.
Ministri Ameti, ka potencuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor edhe më tutje në mënyrë konsekuente do t’i zbatojë dispozitat ligjore për përmbushjen e standardeve të përcaktuara të mjedisit jetësor dhe do të jetë shtytësi kryesor i aktiviteteve për mbrojtjen e tij.
Në takim mori pjesë Virxhinija Galinski e cila si një eksperte për cilësinë e ajrit ambiental gjatë gjashtë javëve të ardhshme do t’i ndihmojë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përballjen me problemet për koncentrimin e lartë të ndotjes së ajërit ambiental, veçanërisht në periudhën e dimrit. Ajo do të bashkëpunojë edhe me të gjitha institucionet e tjera kombëtare që janë të involvuara dhe relevante në këtë sferë. /Radio Vala

386 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje