Home / Lajme / Takim i ministrit Lutfiu me përfaqësues të Bankës Botërore

Takim i ministrit Lutfiu me përfaqësues të Bankës Botërore

Shkup, 3 nëntor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu u takua sot me përfaqësues të Bankës Botërore, përgjegjës për implementimin e projektit “Skills Development and Innovation Support Project”.
Në takim, njofton Ministria e Arsimit morën pjesë Bojana Naceva, Task Tim Lider (përgjegjëse e projektit), Roberta Malle Baset përgjegjëse për arsimin e lartë dhe Gordana Popoviç përgjegjëse për inovacione.
Përfaqësuesit nga Banka Botërore vlerësuan pozitivisht implementimin e projektit, duke i marrë parasysh kushtet politike që kërkojnë shtyrjen e disa vendimeve dhe aktiviteteve .
Në këtë takim u konstatua përparimi në të gjitha komponentet e projektit. Banka Botërore vlerësoi se ky është rezultat i mbështetjes së vazhdueshme që e jep Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Gjithashtu në këtë takim u arrit marrëveshje për përshpejtimin e aktiviteteve që janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së Konceptit për modernizimin e arsimit të mesëm profesional.
Më tej, shtohet në kumtesë u diskutua edhe për nevojën e vazhdimit të aktiviteteve për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë me mbështetjen e Bankës Botërore. /Radio Vala

964 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje