Home / Lajme / Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua me eurodeputetin Knut Flenkeshtajn

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua me eurodeputetin Knut Flenkeshtajn

Shkup, 4 Nëntor 2016
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar sot në selinë e BE-së në Shkup, ku ka realizuar takim me Eurodeputetin Knut Flenkeshtajn, në rolin e negociatorit të ri, pjesë e treshës europarlamentare, zëvendësues i Riçard Hovitit.
Ahmeti dhe Flenkeshtajn diskutuan për gjendjen politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit bashkë me detyrat e rëndësishme reformuese pas zgjedhjeve, pa lënë anash integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe përmbylljen e proceseve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit.
Kryetari i BDI-së theksoi se partia e tij angazhohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe realizimin e një procesi të besueshëm, demokratik, pa frikësime dhe kushtëzime.
Ahmeti thekson se prioritet i partisë mbetet mirëqenia e qytetarëve, e cila arrihet në partneritet me miqtë ndërkombëtar, nëpërmjet të zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjtë, anëtarësimit në NATO dhe nisjen e bisedimeve me BE-në, sundimi i qëndrueshëm të ligjit, reforma sistemore, si dhe përmbyllje të barazisë së plotë qytetare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.
Lideri i BDI-së, Ahmeti kërkoi ndihmën e BE-së për t’i përmbyllur këto procese ndërsa BDI mbetet partner i komunitetit EuroAalantik në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta. /Radio Vala

484 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje