Home / Lajme / Zëvendëskryeministri Ademi u takua me eurodeputetin slloven Peterle

Zëvendëskryeministri Ademi u takua me eurodeputetin slloven Peterle

Shkup, 4 Nëntor 2016
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot u takua me deputetin slloven në Parlamentin Evropian Aljoz Peterle, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e ardhshme, për procesin e reformave, krizën e emigrantëve….
Siç kumtuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane, gjatë takimit bashkëbiseduesit janë përqrëndruar në ngjarjet politike në vend, në veçanti, siç theksojnë, në rëndësinë që të organizohen zgjedhje demokratike dhe të besueshme rezultatet e të cilave do të jenë të pranuara gjerësisht, me çfarë vendi përfundimisht do të dalë nga kriza e gjatë politike dhe do të fokusohet në reformat e nevojshme.
Zëvendëskryeministri Ademi e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Parlamentit Evropian në procesin e aderimit të Maqedonisë në BE, dhe ka shprehur pritje se kjo do të reflektohet edhe në rezolutën e ardhshme të Parlamentit Evropian për vendin.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kriza politike në vend ndikon në shumë segmente, duke përfshirë edhe dinamikën e reformave lidhur me BE-në”, theksoi.
Eurodeputeti Peterle konfirmoi mbështetjen për integrimin e vendeve të rajonit në veçanti Maqedonisë, dhe ka potencuar nevojën të tregohen rezultate konkrete në procesin reformues.
Ai gjithashtu ka theksuar se vendi luajti rol pozitiv në menaxhimin e krizës së emigrantëve. /Radio Vala

498 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje