Home / Lajme / Ahmeti: Ne po ndërtojmë bashkë një platformë që duhet ta realizojmë në vitet që pasojnë

Ahmeti: Ne po ndërtojmë bashkë një platformë që duhet ta realizojmë në vitet që pasojnë

Тetovë, 6 Nëntor 2016
Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Forumi i Gruas i BDI-së sot ka pasur takim me liderin e saj Ali Ahmeti.
Në takim është diskutuar roli i femrës në shoqëri dhe politikë, sfidat me të cilat është përballuar dhe po përballohet në vazhdim si dhe mundësinë që BDI i jep femrës në çështjen vendimarrëse.
Takimin e ka hapur shefi i shtabit zgjedhor qendror Bekim Neziri i cili ka thënë se BDI dhe Ali Ahmeti femrës gjithmonë i ka dhënë rol të rëndësishëm në politikë.
Neziri: Femra shqiptare në Maqedoni ka drejtuar poste nga ekzekutivi
“BDI dhe Ali Ahmeti nuk trajton gratë dhe femrën vetëm si numër. Femra në Maqedoni udhëheq në instanca të ndryshme, në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe lokal. Në listat zgjedhore të BDI-së ka pasur femra shqiptare, sepse dinë të udhëheqin me politikat legjislative. Politikat e Ahmetit do të kenë trajtim të veçantë të femrës shqiptare”, ka thënë Neziri.
Zgjedhjet e dhjetorit, sipas Nezirit janë të rëndësishme për BDI-në, dhe pjesë kryesore dhe kyçe këtu është edhe Forumi i gruas pranë BDI-së.
“Po politikave vizonare dhe kombëtare të Ali Ahmetit, po buxhetit konsensual, barazisë gjinore, po arsimit cilësor, po NATO-s dhe BE-së. Një votë më tepër se në 2014 nuk mund të realizohet pa kontributin e Forumit të gruas”, ka thënë Neziri.
Arifi: Politika për femrat sfidë e vështirë dhe komplekse
Nënkryetarja e BDI-së gjatë pjesëmarrjës në tubimin e Forumit të gruas në Tetovë tha se BDI do jetë çelësi i qeverisë së re, duke ritheksuar këtu edhe marrëveshjen e Shkupit.
“Politika është një mundësi e madhe për gratë, për të ndryshuar realitetet tona, për të krijuar fillime të reja dhe për të ndryshuar më shumë statusin tonë. Janë këto ndryshimet dhe sistemet e reja që duhet të përkrahim në të ardhmen si pjesë e marrëveshjes së Shkupit”, ka thënë Arifi e BDI-së, njëherit kryetare e komunës së Tetovës.
Ahmeti: Nëna shqiptare, faktor i rëndësishëm brenda shoqërisë
Ndërkohë në fjalën e tij para grave të BDI-së lideri Ahmeti ka thënë se bashkë munden të zgjidhin shumë probleme që e tangojnë shoqërinë shqiptare.
“Është momenti kur ju duhet të dëgjoni ndjesi që kanë vëllezërit dhe bijtë e juaj për nënën dhe motrën që janë të shenjta. Lutja e nënës pranohet tek Zoti, mallkimi i nënës pranohet tek Zoti…Ju jeni të shenjta, në çdo kohë kam apeluar deri tek bashkëveprimtarët e mi të avancojmë nënë shqiptare, të organizohet nëna shqiptare, sepse është faktor i rëndësishëm brenda shoqërisë. Sa më e avancuar aq më e rëndësishme bëhet nëna. Prandaj thirrjet i kam bë, sa më shumë organizim, mobizilim të nënës shqiptare”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti: Shqiptarët kanë sot dy Universitete Publike
Në vijim Ahmeti i është drejtuar Forumit të gruas se, “dhe se me arsim cilësor e kuadro të përgatitura të ecim në progres, kemi nevojë me hapa gjeometrik të ecim përpara”.
“Unë jam i asaj gjenerate kur propagandohej që femrat shqiptare të mos arsimoheshin. Shqiptarët kanë sot dy Universitete publike, UT-ja e ngritur mbi sakrifica të mëdha, Universiteti ‘Nënë Tereza’ dhe ato privato- publike si UEJL.
Pra, të tërheqim vëmendjen e rinisë e të rinjve dhe të rejave që të orientohen në rrugë të mbarë, sepse kështu nderojnë vendin, prindërit”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti: Programi i BDI-së i pakonkurrentë. Përpiqen disa, por hapat i kanë të vegjël
Sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, “këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe siç shton, “nuk dyshoj në fitoren që ne do të korrim”..
“Kemi patur një mandat tepër të rënduar këto dy vite. Janë bërë edhe punë të mira, kemi mundur të bëjmë shumë ma shumë, nëse nuk përballeshim me një krizë. Ka forca egoiste dhe regeresiste që u intereson stagnimi i mëtejmë i situatës. Ne po ndërtojmë bashkë një platformë që duhet ta realizojmë në vitet që pasojnë.
Ajo punohet nga ekspertë të BDI-së që mendoj se jam shumë i sigurt se programi jonë është i pakonkurrentë. Përpiqen disa, por hapat i kanë të vegjël, mundësitë i kanë të pakta. Mendoj se ata nuk duhet të shajnë e ofendojnë BDI-në, le ta paraqesin ofertën tek populli se çka mund të bëjnë më mirë se BDI. Çdo vendimi i ynë është vullnet i shumicës”, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë pjesëmarrjës në tubimin e Forumit të Gruas të BDI-së në Tetovë. /Radio Vala

1,019 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje