Home / Lajme / Kandidati për Deputet në Diasporë, Xhevdet Spahiu merr përkrahjen e kryetarit të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër

Kandidati për Deputet në Diasporë, Xhevdet Spahiu merr përkrahjen e kryetarit të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër

Cyrih, me 4 Nëntor 2016

Kandidati për Deputet në Zonën e Diasporës për Kuvendin e Maqedonisë, Xhevdet Spahiu ka realizuar një takim të përbashkët me kryetarin e Unionit të Imamëve Shqiptar në Zvicër, Nehat Ismailin, Ambasadorin z. Rafet Hajdarin dhe Ministrin e Investimeve të Huaja në Qeverinë e Maqedonisë, z. Arlind Zeqiri.

“Në takim, është prezantuar procedura e paraqitjes për votim ku bëra prezantimin në hollësi të të gjitha procedurave, me qëllim mobilizimin sa më të madh të diasporës dhe përfaqësimin parlamentar të saj. Jam shumë i kënaqur nga pjesëmarrja masive dhe interesimi shumë i madh i mërgimtarëve tanë këtu në Zvicër dhe në përgjithësi në shtetet e ndryshme ku gravitojnë shqiptarët. Sqaruam procedurat për të votuar, të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten për pjesëmarrje në zgjedhje duke plotësuar fletëparaqitjet në mënyrë online në uebfaqen www.sec.mk deri më 11 nëntor. Në anën tjetër mora edhe përkrahjen e pa rezervë të kryetarit të Imamve z.Nehat Ismailit për këtë iniciativë të kandidaturës time”, thotë Xhevdet Spahiu, bartës i listës së kandidatëve për deputet nga radhët e BDI-së në Zonën e Diasporës.

Kandidati Spahiu çdo ditë realizon me dhjetëra takime me mërgimtarët shqiptarë sidomos në shtetin zviceran.

K.S /Radio Vala05_11_2016_spahiu_imamet_ambasadori-1 05_11_2016_spahiu_imamet_ambasadori-2 05_11_2016_spahiu_imamet_ambasadori-3 05_11_2016_spahiu_imamet_ambasadori-4 05_11_2016_spahiu_imamet_ambasadori-5

1,092 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje