Home / Lajme / Xhevdet Spahiu takon mërgimtarët në Kantonin e Aargaut në Zvicër

Xhevdet Spahiu takon mërgimtarët në Kantonin e Aargaut në Zvicër

Aargau, me 6 Nëntor 2016

Bartësi i listës së kandidatëve për Deputet në Zonën e Diasporës, Xhevdet Spahiu nga radhët e BDI-së ka zhvilluar me bashkatdhetarët në Kantonin e Aarburgut në Zvicër.

Siç thekson kandidati Spahiu, takimet janë zhvilluar në një frymë vëllazërore si bashkatdhetar me halle dhe preokupime të përbashkëta.

“Aty së bashku diskutuam mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të kësaj kampanje parazgjedhore ku kësaj radhe edhe unë do jem kandidat për deputet në Parlamentin e Maqedonisë në zonën zgjedhore nr 7 (Diaspora). Në takim u fol për mundësit dhe kontributet kombëtare tonat si diasporë shqiptare. Me shumicën nga këto vëllezër bashkëpjesëmarrës njihemi bukur fort dhe nga këtu mora zemër dhe besë për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët në të mirë të kauzës tonë kombëtare. Njëherit para të pranishmëve bëra apel për mobilizim të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë këtu në Zvicër që të bashkohen dhe në mënyrë masovike të regjistrohen si votues”, thekson kandidati për Deputet, Xhevdet Spahiu duke përcjellë mesazhin se të bashkuar do ja dalim fitimtar të vërtet.

Përkrahje Spahiut i kanë dhënë edhe ish kandidati për Deputet në Evropë, Ismail Beluli dhe politikani i ri shqiptar në Zvicër, Përparim Avdili.

/RaDIO vALA

06_11_2016_aargau-2 06_11_2016_aargau-3 06_11_2016_aargau-4 06_11_2016_aargau-5 06_11_2016_aargau-6 06_11_2016_aargau-7 06_11_2016_aargau-8 06_11_2016_aargau-9 06_11_2016_aargau-10 06_11_2016_aargau-11 06_11_2016_aargau-12

597 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje