Home / Lajme / DPHM: Reshje të rrëmbyeshme të shiut prej sonte deri të mërkurën

DPHM: Reshje të rrëmbyeshme të shiut prej sonte deri të mërkurën

Shkup, 7 nëntor 2016
Prej sonte deri të mërkurën në mesditë rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të rrjedhës ajrore të përforcuar jugore dhe të masës së ftohtë dhe të lagësht ajrore, prej të cilave në këtë periudhë do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Edhe më tutje do të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë të vitit, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
DPHM informon se në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë të reshura të përkohshme të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave.
Me vranësira dhe të reshura të rrëmbyeshme të shiut do të jetë nesër dhe të mërkurën ku në shumë vende pritet të bien edhe mbi 60 litra shi në metër katror. Vende-vende shirat do të jenë të rrëmbyeshëm të ndjekura me bubullima dhe erë të përforcuar dhe në formë të motit të lig.
“Sot dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar e përkohshme dhe erë e përforcuar veriore shpejtësia e së cilës, para se gjithash në vendet më të larta, në momente do të arrijë edhe mbi 70 kilometra në orë. Të mërkurën nga fundi i ditës era do ta ndryshojë drejtimin në atë verior dhe do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave të ajrit, për shkak të së cilës në pjesët malore veriperëndimore dhe veriore priten të reshura të dobëta të dëborës”, kumtoi DPHM. /Radio Vala

225 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje