Breaking News
Home / Lajme / Elezi në konferencë për rolin e grave në marrjen e vendimeve në nivel lokal

Elezi në konferencë për rolin e grave në marrjen e vendimeve në nivel lokal

Shkup, 7 nëntor 2016
Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi sot në Тetovë mori pjesë në konferencën “Roli i grave në marrjen e vendimeve në nivel lokal”, në organizim të Lobit rajonal të gruas për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën Juglindore.
Elezi, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në fjalimin e saj theksoi se edhe krahas masave të ndërmarra, para së gjithash masave normative, gjendja reale në vendet e Ballkanit, çështjet që u dedikohen barazisë gjinore i mban të hapura dhe aktuale.
Disa vlera tradicionale, sipas Elezit, ngadalë por sigurt po u lënë vend vlerave demokratike, të themeluara si të drejta universale të njeriut, ndërsa në Maqedoni mundësitë e barabarta midis burrave dhe grave janë ngritur në nivel të Ligjit, që do të thotë se shteti u ka dhënë prioritet çështjeve gjinore.
“Me procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë çështjet kryesore që janë të lidhura me cilësinë e jetesës, siç janë arsimi fillor dhe i mesëm, kopshtet e fëmijëve, kujdesi social për fëmijët dhe të moshuarit, veprimtaritë komunale, zhvillimi lokal, kultura, sporti masiv dhe çështje të tjera janë kompetencë lokale, që duhet të jetë sfidë e madhe që gratë të inkuadrohen në krijimin e politikave publike edhe në vendosjen në nivel lokal. Kuotat e listave të kandidatëve është vetëm një prej zgjidhjeve. Mënyra tjetër është senzibilizimi i vazhdueshëm i grave, përmes rolit të qytetareve aktive në proceset e konsultimit”, tha Elezi.
Sipas Elezit, posaçërisht ëdhtë i rëndësishëm bashkëpunimi për ngritje të vetëdijes publike në bashkësitë rurale lokale ku prezenca aktive e grave është jashtëzakonisht më i vogël edhe në bashkësitë e përziera etnike, ku çdoherë theksi është vendosur në çështjet etnike në llogari të gjinive.
“Pa qëllim për favorizim gjinor të cilësive të gruas, është e pakontestueshme se bota në të cilin balanci natyror do të reflektojë edhe në rolet shoqërore, sigurisht se do të ishte vend më i mirë për të jetuar. Jam e bindur se me pjesëmarrje të madhe të gruas në sferën publike, si marrës të vendimeve, jeta në bashkësitë lokale do të ishte më cilësor, më i organizuar, më human, më i harmonizuar në bazë etnike, gjinore dhe të moshës”, thotë në fjalimin e saj ministrja e Vetëqeverisjes Lokale. /Radio Vala

771 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: