Home / Lajme / Intervistë me Nderim Ibraimin, Kandidatin për Deputet në Diasporë: Mërgimtarë, Regjistrohuni që të votoni

Intervistë me Nderim Ibraimin, Kandidatin për Deputet në Diasporë: Mërgimtarë, Regjistrohuni që të votoni

Kopenhagën, me 7 Nëntor 2016

Në Listën e kandidatëve për Deputet për Zonën e Diasporës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim është edhe Ekonomisti i ri nga Tetova që jeton në Danimarkë, Nderim Ibraimi.

Në Intervistën Ekskluzive për Radio Vala, Nderim Ibraimi thotë se interesimi i mërgatës shqiptare të Maqedonisë në shtet Skandinave është i madh. Ai thotë se numrat janë të arritshëm dhe se vetëm duhet përpjekje dhe lobim tek miqtë që duan dhe kuptojnë rëndësinë e një deputeti shqiptarë në diasporë.

Mesazhi i Nderim Ibraimit në këtë moment është të regjistrohen sa më shumë për të pasur të drejt vote.

Intervistën me Nderim Ibraimin e realizoi gazetari i Dritares Informative RADIO VALA, Kasam Selimi
Radio Vala: Kush është Nderim Ibraimi?

Nderim Ibraimi: Kam lindur fshatin Xhepçisht të Tetovës. Jam Ekonomist i Diplomuar në Universitetin e Tetovës. Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Në Danimarkë kam ardhur në vitin 2006 dhe aktualisht punoj në spitalin kryesor të Danimarkës, si Përgjegjës për mallra.
Radio Vala: Si e vlerësoni nominimin tuaj për të qenë kandidat për Deputet?

Nderim Ibraimi: E vlerësoj këtë nominim si një tregues shumë të madh besimi dhe vlerësimi. Shpresoj t’i përfaqësoj denjësisht. Fakti që Bashkimi Demokratik për Integrim si partia e vetme shqiptare me deputet diasporë, më zgjodhi mua, më bën të ndej barrën e përgjegjësisë për këtë garë serioze jo vetëm partiake dhe pushtetare por edhe kombëtare. Të iniciosh dhe në inkurajosh mërgimtarët tonë të dalin të votojnë, të bëjnë madje dhe pakëz rrugë të gjatë deri të vendi votimit është punë që kërkon mund dhe angazhim të madh. Nuk dyshoj në vullnetin e mirë të të gjithëve, por fillimisht ata duhet të informohen që të regjistrohen, të gjejnë emrin e tyre në listë sepse kjo punë është gjysma e suksesit të zgjedhjeve. Duhet regjistruar dhe fill pastaj në ditën e votimin të dalin të votojnë të vetmin kandidat shqiptarë për deputet diaspore.
Radio Vala:Çfarë prisni nga kjo sfidë, a mendoni ta merrni mbështetjen e mërgimtarëve, sidomos ato që jetojnë në Skandinavi?

Nderim Ibraimi: Shqiptarët që jetojnë në vendet skandinave, janë njerëz të fisëm, atdhedashës, dhe dinë të mendojnë për përgjegjësinë e fitimit të një deputeti shqiptarë nga diaspora. Ata janë rritur dhe kultivuar më mall për vendlindjen, për miqtë dhe shokët e lënë atje, por shkaqet ekonomike ishin ato që i sollën në këto vende. Kam respekt të veçantë për banorët e fshatit Xhepcisht, Neproshten, Tearcë, Dobrosht, Nerasht, dhe të gjithë rajonit të cilën jetojnë bashkë me familjen e tyre në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë. Unë ua kërkoj votën e tyre, dhe se kjo votë nuk do jetë kurrë e dhënë gabim, por votë dhënë Bashkimit Demokratik për Integrim si partia e cila edhe kësaj shpresoj të fitojë dhe të merr përgjegjësi edhe më të mëdha se qeverisja e cila por përfundon. Frytet e punës së liderit të shqiptarëve në Maqedoni dhe kudo në botë, z. Ali Ahmeti janë të dukshme, janë ligje që mbrojtjen dhe do të mbrojnë edhe më shumë, shqiptarin, flamurin, gjuhën shqipe, shkollën shqipe, universitetet. Duke qenë se kandidoj për të mbrojtur interesat e të gjithë atyre shqiptarëve të cilët janë të mërguar, shpresoj për përkrahjen e tyre që bashkë të krijojmë një të ardhme më të mirë.

Radio Vala: Sa është numri i shqiptarë që jetojnë në këto vende?

Nderim Ibraimi: Numri është i konsiderueshëm, por ata duhet të informohen, dhe të regjistrohen e më pastaj të votojnë, kjo është kërkesa ime fillestare deri në ditën e zgjedhjeve.

Radio Vala: Si është interesimi?

Nderim Ibraimi: Interesimi patjetër se është i madh, kjo dëshmohet përmes thirrjeve të njëpasnjëshme të cilat m’i bëjnë miqtë dhe njohësit e vlerave partiake të BDI-së. Nuk ka asnjë lloj dyshimi së një kandidat shqiptarë do të përkrahet edhe nga fansat e partive tjerë shqiptare që jetojnë në diasporë, sepse unë si deputet nëse arrij të zgjidhem do ti përfaqësojë denjësisht edhe ata dhe u jem mirënjohës paraprakisht për çdo lloj kontributi.

Radio Vala: Cili është mesazhi Juaj drejtuar mërgimtarëve?

Nderim Ibraimi: Regjistrohuni, gjeni emrin dhe loboni përmes miqve familjarëve që njëherë të shkruajmë historinë e jetës politike me një deputet shqiptarë në Diasporë. Numrat janë të arritshëm vetëm duhet përpjekje dhe lobim tek miqtë që duan dhe kuptojnë rëndësinë e një deputeti shqiptarë në diasporë.

nderim-ibraimi_bdi_2016

2,673 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje