Home / Lajme / KSHZ: Numri më i madh aplikacioneve për votim në Bern,Venecia dhe Detroit

KSHZ: Numri më i madh aplikacioneve për votim në Bern,Venecia dhe Detroit

Shkup, 7 nëntor 2016
Gjithsej 10.235 aplikacione për votim prej qytetarëve të cilët janë jashtë vendit janë parashtruar deri më sot në orën 14, përmes ueb aplikacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Prej tyre, 8.258 janë pranuar, 166 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim e sipër.
Siç kumtoi KSHZ, numri më i madh i aplikacioneve për votim janë nga Berni, Venecia dhe Detroiti.
Pjesa më e madhe e aplikacioneve të refuzuara janë për shkak se qytetarët në vend të dokumentit të lëshuar nga organi kompetent i vendit të huaj, si dëshmi në fletëparaqitjen e tyre kanë deponuar dokument të lëshuar nga organi i Republikës së Maqedonisë.
“Dokumentet të cilat pranohen si vërtetim për dëshminë për qëndrim të përkohshëm në vendet e huaja më shumë se tre muaj apo për punë të përkohshme apo qëndrim në vendet e huaja më shumë se një vit janë letërnjoftimi, i lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, vërtetim i lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, për vendbanim, qëndrim apo adresë të personit në shtetin e huaj, leja për punë të lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, vizë pune, studentore apo vizë për qëndrim mbi tre muaj në shtet të huaj, patentë shoferi i lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, ku është shënuar se personi ka vendbanim në shtetin e huaj dhe pasaporta diplomatike e Maqedonisë apo dokument tjetër me të cilin dëshmohet se personi është i punësuar në përfaqësitë diplomatike – konsullore të Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja gjegjësisht zyrat konsullore, dhe ndonjë dokument tjetër me të cilin dëshmohet se personi është për qëndrim të përkohshëm në vendet e huaja më shumë se tre muaj, apo për punë të përkohshme apo qëndrim në vendet e huaja më shumë se një vit”, përkujton KSHZ.
Në raport me paraqitjen e 29.858 qytetarëve, të dhënat e të cilëve pas verifikimeve të kryera të kryqëzuara dhe në terren kanë mbetur jokonzistente në Listën zgjedhore, KSHZ informoi se sot deri në orën 14:00 përmes ueb-aplikacionit “paraqitje për regjistrim në Listën zgjedhore” kanë kryer gjithsej 552 qytetarë. Prej tyre, 540 paraqitje janë pranuar, katër janë në përpunim, ndërsa tetë janë në fazë të shqyrtimit.
Paraqitjet për votim të shtetasve të Republikës së Maqedonisë të cilët janë për punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit shqyrtimi publik i Listës zgjedhore dhe paraqitja e qytetarëve për t’u regjistruar në Listën zgjedhor përfundojnë më 11 nëntor në orën 24. /Radio Vala

1,457 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje