Home / Lajme / Nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Kembrixhit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet

Nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Kembrixhit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet

Shkup, me 7 Nëntor 2016
Me rastin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kembrixhit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë, sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, mori pjesë në evenimentin e nënshkrimit të Marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën Ndërkombëtare për programe mësimore pranë Universitetit Kembrixh gjatë periudhës së ardhshme katërvjeçare.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Spiro Ristovski, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për programe mësimore – Kembrixh , z. Majkëll O’salivan, drejtoresha për zhvillim pranë Qendrës Ndërkombëtare për programe mësimore – Kembrixh, z-nja Kllaudija Bigford Smit, udhëheqës i projekteve ndërkombëtare pranë Qendrës Ndërkombëtare , z- nja Heder Sonders dhe drejtoresha e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në Republikën e Maqedonisë, z-nja Vesna Horvatoviq.
“Bëhet fjalë për bashkëpunim me institucionet me renome botërore në sferën e krijimit dhe furnizimit të vendeve me programe mësimore dhe me tekste shkollore më cilësore. Institucioni me të cilin, gjatë katër viteve të kaluara , së bashku me shumë punë dhe përkushtim të madh, arritëm të krijojmë sistem bashkëkohor dhe konkurrues kombëtar arsimor në arsimin fillor, ku të gjithë nxënësit, matematikën dhe lëndët e shkencave natyrore- kimi, fizikë dhe biologji i mësojnë përmes programeve mësimore më bashkëkohore dhe teksteve shkollore të adaptuara sipas veçorive tona kombëtare, të cilët në mënyrë të konsiderueshme ndryshuan dhe avancuan zhvillimin dhe konceptin e mësimdhënies” theksoi Lutfiu.
Në fjalimin e tij më tej ministri Lutfiu gjithashtu theksoi qëllimin dhe punën e palodhur gjatë 3 viteve të fundit , të cilën tani më arritëm ta realizojmë.
“Ky bashkëpunim për ne është nder i veçantë dhe privilegj. Vendi ynë është vendi i vetëm në rajon i cili zbatoi sistemin arsimor të Kembrixhit në arsimin e fillor. Siç theksova edhe në fillim , ne do të vazhdojmë me zbatimin dhe zgjedhjen e këtij sistemi cilësor në nivel kombëtar, përmes reformimit të programeve mësimore dhe teksteve shkollore nga lënda e matematikës dhe shkencave natyrore edhe në arsimin e mesëm, në të gjitha shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz” potencoi ministri Lutfiu.
Kjo Marrëveshje , përveç adaptimit dhe hartimit të programeve mësimore, në bazë të së cilave do të përgatiten tekstet shkollore, zakonisht këtu përfshihet edhe trajnimi, mbështetja e vazhdueshme profesionale – dhe këshilluese për mësimdhënësit sipas lëndëve përkatëse, si dhe mbikëqyrja e implementimit të përgjithshëm.
Marrëveshja e re për bashkëpunim u nënshkrua nga z-nja Vesna Horvatoviq – drejtoreshë në Byron për Zhvillimin e Arsimit dhe z-ti Majkëll O’salivan, drejtorë i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për programe mësimore Kembrixh. /Radio Vala

460 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje