Home / Gostivar / Njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit, u pajis me hidraulikë për shpëtim në aksidente komunikacioni

Njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit, u pajis me hidraulikë për shpëtim në aksidente komunikacioni

Gostivar, me 7 Nëntor 2016
Sot, njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit, u pajis me hidraulikë për shpëtim në aksidente komunikacioni, si prerës hidraulik, shpërndarës dhe shtrëngues hidraulik.
Shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani në emrin e kryetarit Nevzat Bejta dhe qytetarëve të Gostivarit, falënderoi drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu, si dhe zëvendësdrejtorin z. Ekrem Zendeli për donacionin e dhuruar.
Hasani u shpreh që këto pajisje janë të mirëseardhura nga fakti që do të shërbejnë në punën e zjarrfikësve të Gostivarit në intervenime në raste aksidentesh në komunikacion.
Pajisjet e tilla, tha Hasani, do të ndihmojnë zjarrfikësve e Gostivarit që të arrijnë sa më shpejt të nxjerrin pasagjerët nga automjetet e aksidentuara.
“Uroj që të mos përdoren asnjëherë dhe të mos kemi aksidente tragjike, por posedimi i këtyre pajisjeve është më se e nevojshme për çdo të papritur”, tha Hasani. /Radio Vala

1,349 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje