Home / Lajme / Ademi: Rekomandimi i KE-së do të jetë i kushtëzuar

Ademi: Rekomandimi i KE-së do të jetë i kushtëzuar

Shkup, 8 Nëntor 2016
Zëvendëskryeministri Ademi mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në “Alsat-M”, ku temë bisede ka qenë raporti i progresit që të mërkurën do e bëjë publike Komisioni Europian për Maqedoninë lidhur me përmbushjen e reformave si dhe dhënien e rekomandimit për bisedime për anëtarësim në BE, tha se tashmë KE ka ndryshuar metodologjinë e vlerësimit dhe dhënies së rekomandimit e raportit të progresit.
“Siç e dini KE dhe eurokomisioneri Johanes Han dhe shërbimet e tij përgatisin raport ekspertësh për progresin e vendeve lidhur me statusin e reformave në aspekt të përmbushjeve të aspekteve ekonomike dhe 33 kapitujt e të drejtës përfshirë dhe kapacitetet e administratës nga viti i kaluar. KE ka ndryshuar qasjen jo vetëm e progresit për 12 muaj por edhe për gjendjen prej fillimit të procesit e deri në publikimin e raportit, kemi një metodologji të re. Në 2015 në kuadër të kritereve fushat vijuese që ju nënshtruan ishin gjyqësori, media e lirë, reformat në administratë dhe ato ekonomike, kapituj që kanë të bëjnë me statistikën dhe kontrollin financiar, këtë vit do t’i nënshtrohen dhe ekonomia e lirë transporti etj”, tha Ademi duke theksuar se si çdo herë edhe këtë vit besojmë se do kemi një raport korrekt do pasqyrohet progresi në kultivimin e dialogut politik dhe marrëveshjen por edhe do ketë rekomandime sugjerime në fushat e reformave prioritare.
Sipas tij për shkak të krizës politike vendi do të ketë një rekomandim të kushtëzuar.
“Marrëveshja politike e 20 korikut do jetë elementi kryesor që do të ndikojë në formulimin e rekomandimit, rekomandim do ketë por të kushtëzuar. Reagimet e para do jenë në atë se nuk është shënuar ndonjë hap pozitiv por duke e pasur parasysh situatën politike marrja e një rekomandimi edhe me këtë formulim aq më tepër kur në KE mendohet në ndryshim të dinamikës së dhënies së rekomandimeve, pakoja e ardhëshme e anëtarësimit do jetë në vitin 2018, do jetë inkurajim për procesin e reformave”, shton Ademi
Sipas Ademit konstatimet e KE në raport priten që të jenë në proces të vazhdimit të reformave duke theskuar se të gjitha partitë politike në vend kanë për orientim integrimet euroatlantike.
“Besoj në këtë që e them sepse Maqedonia ka kapacitet për proceset reformuese por ne kemi për obligim të kryejmë detyrat tona që partnerëve tonë t’u japim argumente se e meritojmë atë”, shton Ademi.
Ai gjithashtu theskoi se BDI-ja në platformën e saj fuqishëm qëndron pas përpjekjeve tona për integrime euroatlantike si alternativë e vetme që mundëson një zhvillim afatgjatë dhe jetë më të mirë
“Jemi dëshmitarë se 1 vit e gjysëm jemi në krizë politike që ka dhënë efektet dhe pasojat përfshirë dhe reformat me agjendën e BE. BDI ka luajtur një rol konstruktiv gjatë diskutimit të temave duke besuar si e vetmja alternativë për dalje nga kriza ka qenë arritja e marrëveshjes politike organizimi i zgjedhjeve dhe të vazhdohet me reformat”, thekson zëvendëskryeministri Ademi në emisionin “360 Gradë”. /Radio Vala

812 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje