Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta takoi ambasadorin holandez, z. Wouter Plomp

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta takoi ambasadorin holandez, z. Wouter Plomp

Gostivar, me 8 Nëntor – 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në takim në kabinetin e tij, ambasadori e Republikës së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Wouter Plomp.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta ambasadorin Plomp e njoftoi me historikun e qytetit të Gostivarit, investimet e realizuara dhe ata që janë në vijim e sipër, si dhe plan – projektet që parashikohen të realizohen në periudhën në vazhdim.

“E njoftova ambasadorit Plomp që Gostivari dallohet nga qytetet e tjera të Maqedonisë, nga fakti që ka një mozaik shumë të mrekullueshëm multietnik dhe religjioz ku jetojnë në harmoni të plotë shqiptarët, maqedonasit, turqit, romët dhe bashkësi të tjera etnike. Me ish ambasadoren e Holandës, zonjën Simone Filipini kemi pasur bashkëpunim të mrekullueshëm dhe i shpreha gatishmëri ambasadorit aktual, z. Wouter Plomp për thellimin e bashkëpunimit. Ambasadori Plomp më gëzoi kur më njoftoi që kishte vizituar Gostivarin edhe më herët dhe kishte përshtypje shumë pozitive. Me nostalgji më tregoi për vizitën që kishte pasur në fshatin Vërtok dhe për përgatitjen e mrekullueshme të ushqimeve nga peshku”, tha kryetari Bejta.

Takimi ishte shumë miqësor dhe frytdhënës. U bisedua për shumë çështje aktuale, për procesin e ardhshëm zgjedhor që detyrimisht duhet të jetë ligjor, demokratik si dhe të besueshme e të pranueshme nga të gjitha palët. /Radio Vala

2,985 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: