Home / Lajme / Nderim Ibraimi: Beteja për Deputetin e Diasporës me vlerë si 2001-shi, çdo neglizhencë është humbje, shkatrim dhe përçarje

Nderim Ibraimi: Beteja për Deputetin e Diasporës me vlerë si 2001-shi, çdo neglizhencë është humbje, shkatrim dhe përçarje

Kopenhagë, me 8 Nëntor 2016

 

Mesazhi i Kandidatit për Deputet në Zonën e Diasporës, Nderim Ibraimi

 

Nuk më vra plumbi në 2001, por ajo që më vret është neglizhenca e dijasporës sonë

 

 

 

Të nderuar bashkëatdhetar të mi, vendosa ti them fjalët e fundit para se të përfundon mundësia për ta fituar betejën, kjo betejë është shum më e lehtë se ajo e 2001-shit po ka po aq vlerë dhe peshë si ajo e 2001-shit. Jam i bindur se të gjith ata që veten e ndjejnë se jan Shqiptar do ti përgjigjen kësaj thirje dhe do ta kryejn obligimin e vet do të regjistrohen dhe ditën kur do të duhet të vendoset se kush do ti përfaqëson me siguri se do të vendosin ti përfaqëson nji shqiptar i ndershëm.

 

Tani është momenti kur me pak punë mundet të ndikojm të shkruhet nji histori e re është momenti kur me përmbushje të obligimit për regjistrim mundemi ti marim punët në duart tona, të drejtojm nji shtrembësi që na është bërë ose që ja kemi bërë vetes!

 

Në qoftë se thuani PO, jemi me Ty Nderim, jemi të gatshëm ta fitojm betejën! Ju ftoj që së paku ta kryeni obligimin e regjistrimit e në qoftë se thuani PO e nuk e realizoni obligimin atëher po ju them haptas se do më vritni mua dhe të ardhmen e gjeneratave që vijn, është në duart e tua të nderuar bashkëatdhetar të mi është momenti dhe besoj se duhet ta shfrytëzojm.

 

Ju lutem edhe një her të përgjigjeni obligimit tuaj si qytetar, të regjistroheni dhe më pas të dilni dhe në mënyr më dinjitoze të tregojm se ne dijm, ne mundemi ne jemi për nji të ardhme më të mirë. Çdo neglizhencë është humbje, shkatrim dhe përçarje.

 

Me respekt,

 

Nderim Ibraimi

1,238 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje