Home / Lajme / FC Tetova e Cyrihut rrëmben vendin e 2. në tabelë

FC Tetova e Cyrihut rrëmben vendin e 2. në tabelë

Cyrih, me 9 Nëntor 2016

Klubi Tetova u ballafaqua me ekipin mysafirë nga Höngu. SV Höngg 3 mbante para ndeshjes vendin e dytë në tabelë kurse FC Tetova e rrëmbeu atë me gjithë forcën që kishte edhe pse në min e 5′ ekipi mysafirë doli në epërsi 0:1, FC Tetova ja dha përgjigjen brenda 15 minuta dhe doli në epërsi me 3:1.

“Në minutën e 35′ sulmuesi ynë Avdilsamet Sacipi i cili shënoi dy gola (min. 17′ dhe 22′) merr një lëndim serioz në gjurin e djathtë, për momentin gjendet në hetim mjekësorë. Pakë para përfundimit të pjesës parë nga një aksion i lansuar nga ekipi mysafirë portieri ynë nuk mundet të rrëmbej topin dhe në momentin e fundit mbron mbrojtësi ynë golin e dytë të mysafirëve dhe kështu mbaron edhe pjesa e parë me rezultat 3:1 për ekipin vendas. Pas fillimit të pjesës së dytë ekipi mysafirë rrëmbeu lojën dhe krijoi disa aksione të rrezikshme ku edhe shkurtoi rezultatin në minutën e 48. për 2:3. FC Tetova luante me rrezikun e barazimit apo të humbjes ndeshjes kundër një ekipe kompakte nga Hönggu, por për fat kjo nuk ndodhi dhe përsëri shënon FC Tetova në min e 53′ 71′ dhe min e 86′ dhe i vendosi kapakun kësaj ndeshjeje. Me këtë fitore të rëndësishme FC Tetova i afrohet me një ndeshje më pakë FC Unterstrass-it 4 pikë afër dhe len hapur garimin për ngjitje në ligën e 3. të Cyrihut”, thotë Basri Xhelili, kryetar i FC Tetova Cyrih.

Ai fton për përkrahje masive të shqiptarëve në rrethinë për mbështetje me 13.11.2016, ora 12:00 me një do të rrëmbejmë edhe e 3 pikët e fundit për gjysmë sezonin e parë dhe do ti afrohemi FC Unterstrass 1 pikë afër.

FC TETOVA i dëshiron sulmuesit tonë me nr. 11 Avdilsamet Sacipi shërim të shpejtë dhe kthim në ekip.

/Albsport.ch
/Radio Vala

455 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje