Home / Lajme / Labinot Xhoxhaj me 26 Nëntor në Nurnberg të Gjermanisë përballë kundërshtarit nga hungarez

Labinot Xhoxhaj me 26 Nëntor në Nurnberg të Gjermanisë përballë kundërshtarit nga hungarez

Baden/Aargau, me 9 Nëntor 2016

Është zyrtarizuar gjithçka rreth ndeshjes së dytë të boksierit shqiptar në Zvicër, Labinot Xhoxhaj. Xhoxhaj ndeshjen e dytë në Boksin Profesional do ta zhvilloje me 26 Nëntor kundër një boksieri nga Hungaria, transmeton Albsport.ch.

“Do të boksoj me një bokser shumë te mirë nga Hungaria. Shpresoj të dal me fitore InshaAllah, të ti gëzoj të gjithë ata që më përkrahin. Falënderoj të gjithë ata që më rrinë pranë dhe ata që më përkrahin dhe më japin forcë nga larg”, thotë boksieri Labinot Xhoxhaj.

“Jam në fazën finale të përgatitjeve. Jam i përgatitur mirë, jam gati për meçin tjetër. Do të jetë një ndeshje për përmirësim në Ranglistë. Besoj që me punën që e bëj dhe me njerëzit që i kam afër vetes, rezultatet sdo të mungojnë”, tha ekskluzivisht për Albsport.ch, boksieri Labinot Xhoxhaj. Mbetët të konfirmohen data e mbajtjes së meçit dhe kundërshtari me të cilën Xhoxhaj do të boksoj.

Ndeshjen e parë Labint Xhoxhaj e ka zhvilluar në muajin Korrik dhe fituar në raundin e dytë. Në Boksin Amator, boksieri shqiptar Xhoxha ka zhvilluar me qindra ndeshje. 23 vjeçari Labinot Xhoxha me Boks ka filluar në moshën 14 vjeçare.

K.Selimi /Albsport.ch
/Radio Vala

7,648 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Talenti shqiptar i FC Biel/Biennit, Auron Murtaj (Video)

Auron Murtaj 01.01.2008 ( 10 Vjet ) Madhësia: 1.45m Klubi aktual : FC Biel / …

Lini një Përgjigje