Breaking News
Home / Lajme / Zhbogar: Të përmbushen obligimet dhe rekomandimi të bëhet i pakushtëzuar 

Zhbogar: Të përmbushen obligimet dhe rekomandimi të bëhet i pakushtëzuar 

Shkup, 9 Nëntor 2016
Maqedonia edhe këtë vit mori edhe një rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, por ajo është i kushtëzuar. Kushtëzimi ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prioritetet e ardhshme reformuese, deklaroi sot euroambasadori Samuel Zhbogar pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në vitin e fundit.
Qeveria që duhet të formohet pas zgjedhjeve më 11 dhjetor, ashtu siç tha Zhbogar, duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe këtë Raport ta shndërrojë në të pakushtëzuar.
“Kriza zgjat shumë gjatë. Institucionet shtetërore duhet ta kthejnë kredibilitetin e tyre, ndërsa BE-ja është e gatshme t’ju përkrahë në transformimin e vendit tuaj në atë që ajo e meriton dhe dëshiron të jetë – vend demokratik, dinamik dhe prosperues që mund t’u ofrojë qytetarëve të saj stabilitet dhe perspektiva më të mira për në të ardhmen”, tha Zhbogar.
Ai në konferencën për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup i ka prezantuar konstatimet kryesore të Raportit vjetor për përparim nëpër fusha.
“Periudha që është vlerësuar në këtë Raport është shënuar me vazhdimin e krizës politike, me ç’rast demokracia dhe qeverisja e së drejtës gjithmonë u përballën me sfida. Ekzistojnë brenga për ndikimin e shtetit në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në fushat kyçe të shoqërisë. Ka edhe ngecje në gjyqësi”, tha Zhbogar.
Në Raport, sipas tij, ka edhe disa pëlqime pozitive.
“Liderët politikë gjatë verës vendosën datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Ky është një hap përpara dhe jep mundësi të shtrohet rruga jashtë kësaj krize politike rrjedhëse. Duhet të sigurohen kushte për zgjedhje kredibile, qytetarët do të kenë të drejtë të lirë të votës, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë dhe të partive do të ndahen, nëpunësit shtetëror nuk do të punojnë nën presion, ndërsa KSHZ do të vazhdojë të punojë me punën e saj dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme do të ekzistojë lajmërim i balancuar i mediave”, tha euroambasadori.
Edhe një pëlqim pozitiv në raport ka të bëjë me Prokurorinë Speciale Publike. Sipas tij, procesi është proaktiv, hulumtohen raste në të cilat janë involvuar zyrtarët e pozitave të larta, ndërsa përpjekjet që të vendoset kredibilitet i drejtë që, ashtu siç tha Zhbogar, duhet të përkrahet.
“Njëkohësisht Parlamenti duhet të vendosë përgjegjësi politike për bisedat e përgjuara dhe përmbajtjen e tyre”, tha euroambasadori. Kuvendi gjithashtu duhet ta përforcojë edhe funksionin legjistlativ dhe duhet ta përmirësojë dialogun dhe prezantimin.
Migrimi është edhe një fushë në të cilën Komisioni e njeh bashkëpunimin e Maqedonisë me BE-në dhe partnerët ndërkombëtar.
“Përpjekjet që të bëhet skrining i dobishëm i refugjatëve dhe migrantëve janë për të përshëndetur dhe duhet të përkrahen, por duhet të rritet vëllimi i qendrave pranuese”, theksoi Zhbogar.
Pozitivisht është vlerësuar edhe puna e shoqërisë qytetare e cila, ashtu siç potencoi ai, jep kontribut të rëndësishëm në përforcimin e demokracisë në vend.
Sipas Zhbogarit, përparim të pamjaftueshëm ka në reformat në administratën publike lidhur me pavarësinë, transparencën dhe përfaqësimin e drejtë. Sistemi gjyqësor, tha ai, se kthehet prapa lidhur me raportin e vitit të kaluar. Korrupsioni edhe më tej mbisundon në shumë fusha dhe vazhdon të paraqesë problem serioz dhe nuk ka përparim lidhur me rekomandimet e viteve të kaluara.

“Është e nevojshme dukshmëri më e madhe kundër larjes së parave dhe kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimin e mjeteve”, tha Zhbogar.

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, theksoi ai, kontribuojnë drejt stabilitetit, pajtimit dhe klimës që kontribuon drejt hapjes së çështjeve bilaterale dhe çështjeve nga e kaluara.

“Vendi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në nismën për Ballkanin Perëndimor dhe në mënyrë konstruktive i zhvillon marrëdhëniet e veta me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, çështjet e diskutueshme me Bullgarinë dhe Greqinë mbesin të pazgjidhura”, theksoi ai në konferencë për shtyp.

Në Raport vërejtje ka edhe për lirinë e shprehjes edhe pse ka nxitje të caktuara. Nuk ka përparim, sipas euroambasadorit, edhe lidhur me kriteret ekonomike. /Radio Vala

1,694 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: