Breaking News
Home / Lajme / Nesër skadon afati për dorëzimin e listave, kontrollin e LZ-së dhe paraqitjen e diasporës

Nesër skadon afati për dorëzimin e listave, kontrollin e LZ-së dhe paraqitjen e diasporës

Shkup, 10 Nëntor 2016
Nesër në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor. Partitë politike në opinion i publikojnë bartësit e listave për gjashtë njesitë zgjedhore, por tani për tani asnjëra prej tyre nuk i ka dorëzuar lista Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Në KSHZ presin gjatë ditës së nesërme t’u dorëzohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor nga partitë duke e pasur parasysh se zakonisht pjesëmarrësit në zgjedhje listat i dorëzojnë në afatet përfundimtare.
Listat e kandidatëve duhet të shqyrtohen dhe të vërtetohen nga anëtarët e KSHZ-së në afat prej 48 orëve nga momenti i dorëzimit gjegjësisht deri të dielën në mesnatë. Nëse konstatohen parregullsi pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i korrigjojnë në afat prej 48 orëve. Shorti për radhitjen në lista duhet të mbahet më 20 nëntor.
Njëherësh nesër në mesnatë përfundojnë edhe afatet për shqyrtimin publik të Listës zgjedhore, për paraqitjen e shtetasve të Republikës së Maqedonisë për votim jashtë vendit dhe për ripërtëritjen e të drejtës votuese të personave me të dhëna kontestuese pas kontrolleve të fundit terrenore dhe administrative në Listën zgjedhore.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri sot në orën 14 për votim janë paraqitur 16.720 shtetas të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit prej të cilëve 14.156 janë pranuar, janë refuzuar 208, ndërsa në përpunim janë 2.356.
Në raport me 29.858 të dhënat kontestuese pas kontrolleve të fundit terrenore dhe administrative të Listës zgjedhore, për rregullimin e të drejtës votuese kanë aplikuar 1.043 qytetarë. KSHZ ka pranuar 1.005 aplikacione ndërsa 38 janë në përpunim e sipër. Deri nesër në mesnatë është afati i fundit që këta persona ta rregullojnë të drejtën e tyre votuese.
Listën zgjedhore KSHZ duhet ta nënshkruaj deri më 27 nëntor. /Radio Vala

1,243 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: