Home / Lajme / Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO pozitive për marrëdhëniet ndëretnike

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO pozitive për marrëdhëniet ndëretnike

Shkup, 11 Nëntor 2016
Pjesa më e madhee qytetarëve pa dallim se cilës bashkësi etnike u përkasin, konsiderojnë se Maqedonia duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se kjo do të ndikonte pozitivisht ndaj ekonomisë dhe marrëdhënieve ndëretnike.
Ilija Xhugumanov, kryetar i ATA Maqedoni, tha se hulumtimi që e ka bërë Këshilli euroatlantik për ndikimin e proceseve integruese euroatlantike ndaj marrëdhënieve ndëretnike në RM. ka treguar se tani është shumë më e madhe toleranca ndërmjet bashkësive etnike në vend.
“Të anketuarit konsiderojnë se ndaj marrëdhënieve ndëretnike do të ndikonte pozitivisht vetë integrimi, por edhe ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Xhugumanov.
Kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani tha se rezultatet nga hulumtimi janë mjaft pozitive, siç edhe pritej.
“Rreth 84 për qind e qytetarëve mendojnë se integrimet euroatlantike kanë ndikim në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. prej kur kaluam disa qytete, pamë se këto rezultate na u konfirmuan përmes diskutimeve me studentë, me qytetarë”, tha Ramadani.
Në ngjarjen e fundit të Këshillit euroatlantik mori pjesë edhe zëvendëskryeminsitri për eurointegrime, Arbër Ademi, i cili tha se integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO është një ndër ato parametra që kanë ndikim në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike, por gjithsesi se ky nuk është parametri i vetëm. /Radio Vala

582 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Alban Pnishi nga Zvicra transferohet në Izrael te Bnei Sakhnin

  Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Alban Pnishi nga kampionati zviceran, Super Liga është transferuar në …

Lini një Përgjigje