Home / Lajme / Aeroportet gjithnjë e më tepër janë faktorë për zhvillim ekonomik

Aeroportet gjithnjë e më tepër janë faktorë për zhvillim ekonomik

Shkup, 14 Nëntor 2016
Gjithsej 1,6 milionë udhëtarë deri në fund të vitit pritet të evidentojë aeroporti i Shkupit që është rritje për 140 për qind në krahasim me vitin 2010, kur numri ishte rreth 600.000. Rritje të numrit të udhëtarëve shënon edhe aeroporti i Ohrit, për 226 për qind në krahasim me vitin 2010.
Siç u tha në trajnimin për gazetarë, organizuar këtë fundjavë nga TAV Maqedoni, numri i udhëtarëve në të dy aeroportet e Maqedonisë është rritur, para së gjithash, për shkak të vendosjes së avio kompanive me buxhet të ulët.
Aeroporti i Shkupit i cili në vitin 2010 kishte 15 destinacione, ndërkaq sot numëron 32, deri në periudhën e verës planifikon vendosje të linjave të reja.
“Numri i rritur i udhëtarëve falë kompanive me buxhet të ulët. Pas vendosjes së tyre, u rrit numri i fluturimeve. Por, i sollëm edhe Turkish Erllajn dhe Pegazus i cili fluturon drejt Lindjes së Afërt, ndërkaq u kthyen edhe Al Italia dhe Çeh Erllajns”, theksoi drejtori i marketingut të Aeroporteve të TAV-it, Aslihan Çortuk, sipas të cilit aeroportet janë vendet ku udhëtarët e marrin përshtypjen e parë dhe të fundit për shtetin, ndërsa Ohri nuk është një ndër destinacionet më të bukura të Ballkanit, por njëri ndër më të bukurit në Evropë.
Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Zoran Krstevski potencoi se në pajtim me tendencat në korniza botërore, aeroportet tashmë nuk janë vetëm forca shtytëse të shërbimeve transportuese, por po bëen faktorë serioz për zhvillimin ekonomik dhe lokal. Në atë drejtim janë edhe aktivitetet e kompanisë. Si shtet i vogël ndoshta nuk jemi në pozitë të jemi ndonjë qendër globale e hartës botërore, por mund të jemi qendër rajonale”, konsideron Krstevski.
Në komunikacionin ajror, ka ndryshime të mëdha. Shumica e aeroporteve tashmë vendosin të marrin të ardhura nga të ashtuquajturat shërbime të navigacionit, me çka ndryshon edhe targeti i udhëtarëve.
“Në Shkup ka 32 destinacione që ishte e paimagjinueshme më herët kur kishim rreth dhjetë. Shumë destinacione ka në vendet skandinavike, që mundësoi të përhapet interesi i udhëtarëve nga vendet fqinje. Gjithnjë e më shpesh kemi udhëtarë nga Greqia, Shqipëria, Kosova, Serbia Jugore, të cilët udhëtojnë nga aeroportet tona. TAV Maqedoni insiston të realizojë qasje rajonale”, theksoi Krstevski.
Lidhur me vendosjen e linjave të reja, sqaroi, procesi nuk është i thjeshtë. Një deri tre apo pesë vite i nevojiten ndonjë aviokompanie të vendosë për të fluturuar deri tek një destinacion i caktuar.
Ai e theksoi rëndësinë e advertajzingut, sepse për t’u sjellur ndonjë destinacion,duhet të bëhet reklamë. Udhëtarët presin kushte të barabarta ku çdokund në Evropë dhe, jo caku i fundit t’u jepet prania nëpër aeroporte, por prej tij të fluturojnë diku dhe ta realizojnë udhëtimin e tyre.
Sipas tij, në 15 vitet e fundit marketingu evoluon si mjet i rëndësishëm strategjik i aeroporteve sepse çdokush dëshiron të realizojë sukses të madh. Në këtë segment, liberalizimi i tregut ka rëndësi të madhe sepse mundëson dhe ncitë konkurrencë.
Aviokomunikacioni në korniza botërore gjeneron 58 milionë vende të punës dhe kontribuon në BPV-në botërore me 606 miliarëd dollarë. Gjithsejt 51 për qind e udhëtimeve turistike realizohen me aeroplanë, ndërsa statistika evidentoi 6,5 miliardë udhëtarë.
Në botë ka gjithsejt 1.670 aeroporte, mbi 900 aviokompani komerciale me 22.000 aeroplanë, 160 provajderë dhe kompani navigimi të cilat japin shërbime, ndërkaq vlera e kargo-dërgesave që realizohen tejkalon 5,3 trilionë dollarë.
Siç u tha në trajnim, TAV holdingu është një ndër operatorët kryesor. Menaxhon me 14 aeroporte me 102 milionë udhëtarë në vit apo 280.000 në ditë, shërben mbi 200 kompani dhe në ditë realizon 2.100 fluturime. Kompania numëron mbi 50.000 të punësuar dhe të ardhurat e saja vjetore janë mbi 1,79 miliarëd euro.
Në Evropë, në 25 vitet e ardhshme, deri në vitin 2035, parashihet rritje e aviokomunikacionit i cili do të rezultojë me 580 milionë udhëtarë, ndërsa në pjesën aziatike, prëfshirë edhe Kinën, numri do të tejkalojë një miliardë.
Në trajnimin në Strugë u bisedua për zhvillimin e aviacionit globalisht, rregullativat, instiucionet, sfidat me të cilat përballet veprimtaria, problemet më të shpeshta dhe vërejtjet e udhëtarëve, (mos)informimin e tyre, të drejtat, vonesat dhe anulimet e fluturimeve, sigurinë në aeroporte. Për këto dhe tema të tjera folën përfaqësues të Agjencisë për flëuturim civil ajror (AFCA), Navigacioni i Maqedonisë, Minsitria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Doganave, Turkish Erllajns…/Radio Vala

316 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje