Home / Lajme / Ali Ahmeti në Kumanovë: Jemi të fortë të gjithë bashkë, kemi vizione për të ardhmen

Ali Ahmeti në Kumanovë: Jemi të fortë të gjithë bashkë, kemi vizione për të ardhmen

Kumanovë, 14 Nëntor 2016
Edhe përkundër situatës së tensionuar dhe incidenteve që u krijuan dje në Kumanovë në kuadër të tubimit të BDI-së me qytetarët ky tubim u realizua dhe në të përveç liderit të BDI-së Ali Ahmetit ishin të pranishlm dhe një numër i funksionarëve të kësaj partie.
“Do doja të ju përshëndes dhe njëherit të shfaq atë që e ndiej në zemër dhe në shpirt të vërtetë gjakun e dajës tim që është vrarë në beteja të përbashkëta për shqiptarët në Kumanovë, ai respektohet por edhe babai i nënës time pikërisht në atë luftë këtu, asnjë erë e keqe nuk i ka ardhë Kumanovës nga burrat që i kanë dalë zot ashtu si jeni ju këtu, ngelem i respektuar pikërisht në këtë sallë sepse këtu përfaqësohet atdhetaria e patriotizmi i Kumanovës që nuk bien në grackë të grupeve të caktuara të interesave dhe janë vënë në shërbim të armiqëve tanë”, kështu ka thënë në fillim të fjalimit të tij para kumanovarëve lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Në vijim fjalimi i liderit të BDI-së Ai Ahmeti:
Do doja të ju përshëndes dhe njëherit të shfaq atë që e ndiej në zemër dhe në shpirt të vërtetë gjakun e dajës tim që është vrarë në beteja të përbashkëta për shqiptarët në Kumanovë, ai respektohet por edhe babai i nënës time pikërisht në atë luftë këtu, asnjë erë e keqe nuk i ka ardhë Kumanovës nga burrat që i kanë dalë zot ashtu si jeni ju këtu, ngelem i respektuar pikërisht në këtë sallë sepse këtu përfaqësohet atdhetaria e patriotizmi i Kumanovës që nuk bien në grackë të grupeve të caktuara të interesave dhe janë vënë në shërbim të armiqëve tanë

Ejup Alimi do përfaqësojë edhe rininë edhe ata të plagosur të gjithë ata atdhetarë që punuan që vepruan, unë kam folur publikisht e vërteta të del në shesh, nuk mund t’i shoh për të keq qytetarët e Kumanovës, le të mendoje ashtu siu e vlerëson por ama vlerësimi të bëhet si duhet e jo në kuriz të tjetërkujt por në dobi të shqiptarëve, gjithandej ku shkojmë pritemi të hapur sepse njerëzit gjykojnë dhe vlerësojnë se nijetin e kemi pasur të mirë asnjëherë nuk kemi dalë tu premtojmë një gjë që nuk mundemi, kemi premtuar aq sa kemi pas takatin.
Janë bërë shumë gjëra e na presin shumë punë të mëdha por ama jemi të fortë gjithë bashkë se i kemi dal zot vendit dhe misionit tonë, ju jeni gjithë misionarë të gjithë kemi vizione si të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët e të brezave që vijnë, gjithcka ndërtohet mbi atë sakrificë se me ata njerëz e gjak krenohet kombi e ne atë krenari e dinjitet gjithnjë e më tepër të institucializojmë sakrifica e atyre që luftuan nuk ka qenë më e celiktë se sa sot.
Të gjithë të mobilizuar në të gjitha skajet ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni, ka shtuar më tej Ahmeti derisa ka thënë se nuk ka ardhur në Kumanovë të prezantojë platformën por për të qenë në mesin e tyre.
Sigurisht që përmes shtabeve ju do të jeni platforma dhe misioni unë nuk tregoj këtu platformë por që të jemi bashkë dhe të jap një apel gjithë shqiptarëve se Kumanova mbetet Kumanovë e jo vrimë e zeze ashtu su përpiqen agjentura të tëra e punojnë akoma pushtues e ish pushtues tanë, Kumanova sepse është buzë kufirit, logarisni nëpër fshatrat më të vogla sa investime bëhen e sa organizime për të fut përcarjen luftra të reja në rajon duke përdorur si vegla që historikisht e kanë shfrytëzuar Kumanovën por të gjithë le të harojnë se shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk bëhen argat të huaj as nuk kemi qenë dhe nuk jemi vegla në duar të huaj, e dimë nga do të shkojmë, e ardhmja e shqiptarëve është në BE në Nato e ardhmja është universiteti arsimi shkenca e përparuar, jemi në rrugë të mbarë sot punojnë me qindra specialist në Shkup Kumanovë e Tetovë e Strugë, nuk kemi pse të frikësohemi se kemi plot kuadro e rini, iku koha kur mendonin se shqiptarët mund të qeverisen si një kope le ta harojnë të gjithë se do mbetet një ëndër e gabuar e parealizuar sepse sot shqiptarët janë me dy universitete shtetërore dhe një privato publik që përfshijnë mbi 30 mijë student, si mund ëndërimtarët t’i bëjnë ëndërat realitet jo rastësisht në krye të listës në këto hapësira është vendosur një djal që nuk llogariste të ishte këtu para jush sepse filloi nga mosha e re dhe përfundoi fitimtarë në Karadak, le të llogarisin armiqtë kështu që jo rastësisht Ejup Alimi do e përfaqësojë këtë zonë edhe ata të rinj që ranë për liri edhe ata ushtarë të lirisë që kanë rënë do përfaqësojë atdhetarë që punuan e vepruan për ditë më të mira, ka përfunduar fjalimin e tij në takimin me banorët e Kumanovës. lideri i BDI-së Ali Ahmeti. /Radio Vala

375 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje