Home / Lajme / BDI: Dështon tentativa për të ndaluar Ali Ahmetin në Kumanovë

BDI: Dështon tentativa për të ndaluar Ali Ahmetin në Kumanovë

Tetovë, 14 Nëntor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një deklarate për mediat, dënon ashpër aktet e paligjshme ndaj karavanit të delegacionit të kësaj partie të cilat ndodhën mbrëmë në Kumanovë.
Një grup i vogël provokuesish, thuhet në deklaratën e BDI-së për media, të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre, shtohet më tej, dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë.
“Ne shprehim keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”, thuhet në deklaratën e BDI-së.
Në takimin me kumanovarët, lideri i partisë Ahmeti shprehu mirënjohje për mbëshetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ahmeti.

Takimi me qytetarët u shoqërua me shumë entuziazëm nga të pranishmit. /Radio Vala

1,023 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje