Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevat Bejta pyet këshilltarët e opozitës se pse nuk votuan asnjë vendim që shkon në të mirë të shoqërisë së Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevat Bejta pyet këshilltarët e opozitës se pse nuk votuan asnjë vendim që shkon në të mirë të shoqërisë së Gostivarit

Gostivar, me 14 Nëntor – 2016

Seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit, ishte momenti i reagimit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta ndaj këshilltarëve të partive politike opozitare. Reagimi i tij erdhi si rezultat i mosvotimit të asnjë vendimi të Këshillit të Komunës së Gostivarit nga ana e këshilltarëve opozitar.

“Jam i detyruar që ta marrë fjalën dhe që në fillim këshilltarët nga opozita, Mujdin Bilallit i parashtroi një pyetje. A e mban mend ai në jetën e vete të ketë realizuar qoftë edhe një projekt që e shfrytëzojnë qytetarët e Gostivarit. Në jetën tënde nuk ke realizuar asnjë projekt në të mirën e qytetarëve të Gostivarit. Prandaj nuk mbajnë vend kritikat e tua dhe mundon të marrish poenë politikë, por kush e di se çka të bësh ti, qytetarët votës s’ta japin. Nuk ke bërë asnjë të mirë për shoqërinë shqiptare dhe të tjerët që jetojnë në Komunën e Gostivarit. Ne, kemi realizuar shumë projekte dhe na punojmë me orar të pakufizuar që të realizojmë projekte që shkojnë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit. Barometri kryesor për të dhënë vlerësim për punët e kryera nga Komuna e Gostivarit, janë projektet dhe veprat tona, që unë nuk i kam realizuar vetë, i kam realizuar me administratën, me bashkëpunëtorët e mi, me qeverisjen qendrore që kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë”, potencoi Bejta.

Edhe gjashtë muaj përfundon mandati ynë 4 vjeçar që na dhanë qytetarët e Gostivarit, tha Bejta.

“Ajo që më dhemb mua në shpirt por edhe qytetarëve të Gostivarit, është keqardhja për opozitën. Në rend dite janë dy shkolla të mesme, shkolla teknike dhe gjimnazi që është simboli i dijes të qytetit të Gostivarit, dhe ku shumica kemi dalur prej aty, dhe ju nuk e ngrini dorën për të votuar për mjetet financiare që i ndajmë për buxhetin e Komunës së Gostivarit, për të mirën e dy shkollave. Ato punë nuk i bëjmë për ne, i bëjmë për të mirën e fëmijëve tuaj dhe qytetarëve të Gostivarit. Ju propozoni ndonjë vendim të mirë dhe ne do ta pranojmë. Për këto katër vite, ju si këshilltarë të opozitës nuk e patë të arsyeshme të votoni qoftë edhe një vendim që shkon në interes të qytetarëve të Gostivarit”, përfundoi kryetari Bejta. .

Ndryshe, sot nga sfera e arsimit, u aprovuan propozim – vendim për ndarjen e mjeteve financiare SHMK “Gostivari”– Gostivar me vlerë prej 1.500.000 denarë për furnizimin e sallës sportive me rekuizita sportive, si dhe propozim – konkluzion për dhënie pëlqim kërkesës së SHMTK “Gostivari” – Gostivar, si dhe propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare SHMTK “Gostivari” – Gostivar, 550 mijë denarë për ndërrimin e dyerve dhe dritareve të objektit shkollor. Këshilltarët aprovuan edhe disa propozim vendime të tjera që ndërlidhen me veprimtarinë e shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit. /Radio Vala

4,630 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: