Home / Lajme / Ministri Kuçi u takua me ambasadorin italian

Ministri Kuçi u takua me ambasadorin italian

Shkup, 14 Nëntor 2016
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar italian në Maqedoni, Karlo Romeo.
Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy shteteve në të gjitha fushat, sidomos në fushën ekonomike.
Ministri Kuçi tha se Italia është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, e cila në vitin 2015 dhe gjatë periudhës janar – gusht 2016 në vendin e 6-të në listën e partnerëve më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë.
Eksportet e Maqedonisë në Itali llogariten nër 4 për qind në vitin 2015, respektivisht 3.6 për qind për periudhën janar-gusht 2016, nga struktura e përgjithshme e eksportittë Maqedonisë në botë.
Ndërsa importet nga Italia në Maqedoni marrin pjesë me 6 për qind në vitin 2015, përkatësisht 5.8 për qind për periudhën janar-gusht 2016.
Ambasadorio italian ka ritheksuar se Italia është një mbështetëse e madhe e Maqeedonisë në rrugën e integrimeve euro-atlantike, dhe se do të vazhdon mbështetja nga vendit tonë edhe në periudhën e ardhëshme.
Sipas dy bashkëbiseduesve, bashkëpunimi i thellluar në sferën e energjetikës, lëndëve të papërpunuara dhe turizimi do të kontribuoj jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit bilateral, por edhe për ciklin e ri investues dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik. /Radio Vala

563 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje