Breaking News
Home / Lajme / Deri në fund të dhjetorit duhet të dorëzohen 150.000 elaborate për legalizim

Deri në fund të dhjetorit duhet të dorëzohen 150.000 elaborate për legalizim

Shkup, 15 Nëntor 2016
Në komuna nuk janë dorëzuar 150.000 elaborate të nevojshme për legalizim të ndërtimeve pa leje për të cilat është shtruar kërkesë në vitin 2011, edhe pse afati skadon në fund të muajit të ardhshëm.
Drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski, sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se nuk ka informatë nëse do të vazhdohet afati, por bëri thirrje që sa më shpejtë të dorëzohen elaboratet.
“Sipas të dhënave me të cilat disponon Kadastra ka mbi 150 mijë elbaorate të cilat ende nuk janë parashtruar në komuna. Për këtë arsye u bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe kompanive të cilët kanë parashtruar kërkesë për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, që sa më shpejtë të lajmërohen në ndërmarrjet gjeodezike me qëllim që me kohë të mund të përgatiten elaboratet”, deklaroi Tërpeski.
Njëqind e pesëdhjetë mijë elaboratet e dorëzuara janë për lëndë të cilat janë pjesë e 360.000 kërkesave për legalizim të dorëzuara në fillim të procesit për zgjidhje të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, prej marsit deri në shtator të vitit 2011.
Për rreth 80.000 kërkesat e reja për legalizim, të dorëzuara deri më 31 mars të këtij viti, si afat shtesë i mundësuar me ndryshime ligjore, elaboratet duhet të dorëzohen deri në fund të vitit të ardhshëm.
Prej fillimit të procesit të legalizimit, sipas të dhënave të fundit të publikuara, status juridik fituan mbi 150.000 objekte të ndërtuara pa leje. /Radio Vala

1,210 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: