Breaking News
Home / Lajme / KSHZ, mbi 20.500 shtetas të Maqedonisë do të votojnë në diasporë

KSHZ, mbi 20.500 shtetas të Maqedonisë do të votojnë në diasporë

Shkup, 15 Nëntor 2016
Mbi 20.500 shtetas të Maqedonisë jashtë vendit do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.
Për shkak të numrit të madh të të paraqiturve, KSHZ dje në seancë vendosi që në Bern të Zvicrës të hap tre vendotime shtesë, ndërsa në Vendik të Italisë edhe dy. Për herë të parë sivjet vendvotim do të hapet edhe në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas informacioneve të KSHZ-së, për votime në Bern të Zvicrës janë paraqitur mbi 4.000 shtetas të Maqedonisë ndërsa në Venedik pothuajse 3.000.
Vendvotime me mbi njëmijë të paraqitur në diasporë ka edhe në Detroit dhe Nju-Jork, SHBA, Melburn të Australisë dhe në kryeqytetin italian Romë.
Për vendvotime shtesë në kohë do të formohen këshillet zgjedhore. Kryetari dhe zëvendëskryetari në këto këshille zgjedhore janë të punësuarit në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatiko – konsullare në vendet ku hapen këto vende ndërsa anëtarët e tjerë janë propozuar prej partive. /Radio Vala

4,137 total views, 10 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: