Home / Lajme / Xhevdet Spahiu: Faleminderit Diasporë, me 10 Dhjetor ta vulosim fitoren

Xhevdet Spahiu: Faleminderit Diasporë, me 10 Dhjetor ta vulosim fitoren

Cyrih, me 15 Nëntor 2016

Bartësi i Listës së Kandidatëve për Deputet në Zonën e Diasporës për Zgjedhje e Parakohshme Parlamentare në Maqedoni, Xhevdet Spahiu një mesazh drejtuar Mërgimtarëve, i ka falënderuar ata për mbështetje, duke u regjistruar për të votuar me 10 Dhjetor, transmeton RadioVala.
Mesazhi i plotë i Xhevdet Spahiut

Të nderuar Vëllezër e Motra Mërgimtarë,
E nderuara Mërgata Jonë e çmuar,
Hapi i parë i momentit Historik për Ne shqiptarët e Maqedonisë që jetojmë në Diasporë përfundoi me rezultat të kënaqshëm.
Mbi 7 mijë Mërgimtarë janë Regjistruar për të Votuar për Kandidatët e vetem shqiptarë për Deputet në Zonën e Diasporës.
Shpreh konsideratën dhe falënderimin tim më të madh për të gjithë Ju që iu përgjigjet pozitivisht ftesës dhe na mbështetet.
Ky është vetëm fillimi i suksesit për të gjithë Ne.
Ju ftoj që Me 10 Dhjetor 2016, të dalim e ta vulosim fitoren, ta përfundojmë këtë Projekt Kombëtar.
Mërgata shqiptare ka qenë krahu më besnik i gjithë proceseve dhe arritjeve të shqiptarëve, kam shumë besim në mbështetjen Tuaj.
Të bashkuar Jemi Fitimtar!
Me respekt,
Xhevdet Spahiu
Bartës i Listës së Kandidatëve për Deputet në Diasporë për Kuvendin e Maqedonisë
Cyrih, me 14 Nëntor 2016

K.Selimi /Radio Vala

1,376 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje