Home / Lajme / Zëvendësministri i MPB-së Nuhiu takoi ambasadorin slloven, Jazbec

Zëvendësministri i MPB-së Nuhiu takoi ambasadorin slloven, Jazbec

Shkup, 15 Nëntor 2016
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë Agim Nuhiu në takimin e sotëm me ambasadorin slloven Milan Jazbec tha se bashkëpunimi me institucionet sllovene në fushën policore është me rëndësi për përcaktimet tona për integrimin euroatlantik.
“Sfidat rajonale në lidhje me krizën e refugjatëve dhe terrorizimin e organizuar determinojnë nevojën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë shtetërore dhe publike midis vendeve të rajonit”, ka theksuar Nuhiu duke shtuar se të dy vendet janë tashmë mike.
Siç theksohet në kumtesë, Republika e Sllovenisë është vendi mik që mbështet fuqishëm Maqedoninë në realizimin e standardeve thelbësore europiane ka thënë Nuhiu. /Radio Vala

337 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje