Breaking News
Home / Lajme / Ahmeti: BDI është investim kombëtar, 15 vite ka investuar për ngritje, ajo ka guxim, qëllim

Ahmeti: BDI është investim kombëtar, 15 vite ka investuar për ngritje, ajo ka guxim, qëllim

Shkup, 16 Nëntor 2016
Në takimin me banorët e Çairit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se nga oponentët e tij politikë po dëgjon që duan të dalin në mejdan më 11 dhjetor.
“Por, përgjigja është se ata platformë nuk kanë. Do isha shumë i lumtur që të na tregonin se çka nuk kemi bërë mire, ose nuk kemi arritur të bëjmë. Paravarësisht iniciativave apo oponentëve, BDI ka shumë energji, kuadro sa që edhe një perandori është në gjendje me rrëzu”, shprehet Ahmeti.
Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur dhembsuri për disa që prentedojnë se po udhëheqin parti politike.
“BDI është investim kombëtar, 15 vite në kontunitet ka investuar për ngritje, ajo ka guxim, qëllim. Vetëm në BDI mund të ndodhë një qeveri të tërë ta ndryshosh”, ka thënë Ahmeti.
Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Artan Grubi tha se e sotmja është ndryshim kushtetute, e sotma janë dy Universitete shqiptare, dhjetëra shkolla, çerdhe, zona të lira ekonomike, nesër edhe në Likovë…
“Mbi 25 mijë punësime në administratën shtetërore, gjuhë të avancuar, flamur kombëtar që valon i lirë, e sotmja është liria, e nesërmja do jetë barazia e plotë. E nesërmja do jetë konsensualiteti, integrimi në BE e NATO, e nesërmja mund të arrihet vetëm përmes Ali Ahmetit. Unë jam baba i tre fëmijëve dhe fatin e atyre fëmijëve ia lë në duar Ali Ahmetit”, ka thënë Grubi
Bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga BDI, Ejup Alimi tha se nuk ka qenë i lehtë ky rrugëtim 15 vjeçar…
“Por i hyjmë një ndërtimi të një kulle me një manaxhues të shkathtë. Jemi të gjthë dëshmitarë se para një kohe ky popull dhe këto vendas kanë qenë në një periudhë të errët si në sferën e mjekësisë, shëndetësisë dhe sfera të tjera ku kemi qenë të margjinalizuar…Por, sot kemi ndërtuar institucione ku në Shkupin tonë të vjetër dhe mund të vërehen ndryshimet…”, ka thënë Alimi në tubimin në Çair.
Shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri tha se Çairi edhe kësaj rradhe është bastion i kësaj partie dhe rreshtohet pas politikave të Ali Ahmetit.
“Pra, pyetja është pse çdo cikël zgjedhor fiton BDI që nga viti 2002, pra që është fitues i pakontestueshëm. Kemi pasur përkrahje maksimale, në të gjitha takimet që kemi pas të gjithë ‘ushtarët’ e BDI-së që janë në numër mbi 15 mijë aktivistë kemi pasur rastin t’i shohim në kontinuitet. Ja kjo është ushtria e BDI-së dhe forca kryesore që e shohin më datë 11 dhjetor”, ka thënë Neziri.
Sonte këtu me qytetarët e Çairit, Shkupit të vjetër, nuk është vetëm një takim qytetar, por mendoj se sonte këtu jemi mbledhur për të festuar transformimin e qytetit të Shkupit për shkak se dekada me radhë Shkupi, lufta e UÇK-së më e lavdishme dhe vizioni i Ali Ahmetit që çdo ditë nga pak e sigurt po e bën Shkupin të frymojë shqip, tha në fjalimin para banorëve të Çairit, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti.
“Sonte këtu jemi për ta falënderuar kryetarin tonë për këtë transformim që i bën Shkupit, që krijoi komunë shqiptare urbane në mes të Shkupit, pra Çairin…Këto fitore e konsiderojmë jo vetëm të BDI-së po edhe të shqiptarëve. Shkupi nuk është ekspritement për të tjerët, është z. Ahmeti që ka mbjellur shumë në Shkup”, ka thënë kryetari i Çairit Mexhiti, duke shtuar se Ali Ahmeti nuk është politikan i salloneve, “por njeri që ka kaluar shumë sfida dhe ata përgjigjen (duke aluduar në oponentët) do ta marrin më 11 dhjetor si që e kanë marrë çdoherë”.
Sipas tij, ka dhe ka pasur shumë fjalë e muhabete për ridefinime, por ishte Ali Ahmeti që më 2001 e ndryshoi statusin politik të shqiptarëve. /Radio Vala

1,922 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: