Home / Lajme / Gjithçka gati për Festivalin e Filmit të përmasave botërore SWIKOS që do të mbahet në Bazel të Zvicrës (Video)

Gjithçka gati për Festivalin e Filmit të përmasave botërore SWIKOS që do të mbahet në Bazel të Zvicrës (Video)

Bazel, me 16 Nëntor 2016

Ngjarja më e madhe kulturore shqiptare në Nëntorin e lavdishëm, në Zvicër do të mbahet në Bazel, ku organizohet Festivali i 10-ti më radhë SWIKOS, Festivali i Filmit të Shkurtër.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë në hapjen zyrtare të Festivalit, gjithçka është e përgatitur nga ana e organizatorëve.

Drejtori i Festivalit SWIKOS njëherit edhe Regjisor, Florim Brajshori për Radio Vala tha se një ekip prej njëzet vetave kanë punuar në vazhdimësi që ta përgatitët sa më mirë dhe sa më profesionalisht Festivali

“Gjithçka kemi përgatitur më së miri dhe në kohë. Do të sjellim shumë risi dhe befasi për publikun pjesëmarrës”, tha Regjisori Florim Brajshori.

SWIKOS është një nga organizimet më të mira dhe më jetë gjata të shqiptarëve në Zvicër. Nga viti në vit ky Festival është rritur dhe është bërë më profesional, më i begatë, tani një nga Festivalet më të mira në shtetin helvetik.

Nga SWIKOS çdo vit janë vlerësuar filmat më të mirë të kohës. Se SWIKOS është Festival i përmasave botërore dëshmon përzgjedhja e filmit SHOK si filmi më i mirë, që më pas ky film u nominua për Oscar 2016.

Festivali i Filmit të metrazhit të shkurtër SWIKOS, do të mbahet me datë 18 dhe 19 Nëntor 2016 në Bazel në Zvicrës, në Qendrën Kulturore Scala Basel, Freie Strasse 89, 4051 Basel, të Premten dhe të Shtunën duke filluar nga ora 18:30.

Kasam Selimi /RadioVala

” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

114 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje