Breaking News
Home / Lajme / KE: Qytetarët e Maqedonisë dhe të tjerët që udhëtojnë pa viza në BE nga viti 2020 do të paguajnë pesë euro

KE: Qytetarët e Maqedonisë dhe të tjerët që udhëtojnë pa viza në BE nga viti 2020 do të paguajnë pesë euro

Bruksel, 16 Nëntor 2016
Komisioni Evropian sot edhe zyrtarisht propozoi vendosje të Sistemit evropian për informacione për udhëtim dhe autorizim (ETIAS), me të cilin në të ardhmen, qytetarët e Maqedonisë, por edhe shtetasit e të gjitha vendeve që kanë regjim pa viza ndaj Bashkimit Evropian, do të duhet të plotësojnë paraqitje ku dhe për çka udhëtojnë në disa nga vendet-anëtare të Unionit, për çka edhe do të duhet të paguajnë nga pesë euro. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pasi që Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian, bashkëlegjislatorë, do ta miratojnë këtë sistem, ai do të duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2020.
Siguria në Evropa është temë e përhershme nga fillimi i mandatit të Komisionit të Zhan Klod Junker. Në fjalimin e paradokohshëm, Junker paralajmëroi se deri në nëntor, KE-ja do të propozojë Sistem evropian për informacione për udhëtim dhe autorizim (ETIAS). Punohet për sistem të automatizuar, i cili do të konfirmojë se kujt do t’i lejohet të udhëtojë në BE. Propozimi i Komsionit Evropian që të vendoset ky sistem është dërgesa e parë e prioriteteve akcize që janë identifikuar në udhërrëfimin nga Bratisllava.
Sipas Qeverisë joformale të Unionit, ETIAS do të jetë sistem i automatizuar i krijuar që të identifikohen të gjitha rreziqet e ndërlidhira me vizitorët e BE-së që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Të gjithë shtetasit e vendeve të treta, mes të cilëve edhe ata të Maqedonisë, që udhëtojnë pa viza, ndërsa planifikojnë të udhëtojnë në zonën Shengen në të ardhmen do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim nëpër sistemin ETIAS para udhëtimit të tyre. Informacionet e mbledhura përmes sistemit, me respekt të plotë të të drejtave themelore dhe mbrojtjes së të dhënave, do të mundësojnë verifikim paraprak të rreziqeve potenciale të sigurisë ose migracionit jo të rregullt në kuadër të BE-së.
Nga Eurokomisioni potencojnë se propozimi për ETIAS nuk është vizë, respektivisht vendosje e sërishme e regjimit të vizave ndaj Maqedonisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit dhe vendeve tjera nga bota e tretë me të cilat Bashkimi Evropian ka marrëveshje për udhëtim pa viza. Shtetasit e vendeve nga liberalizimi i vizave akoma do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza, por nga ata do të kërkohet, si kusht i domosdoshëm për hyrje në zonën shengen, të marrin leje udhëtimi para se të udhëtojnë.
Me qëllim që të vendoset nëse të jepet ose të refuzohet kërkesa për udhëtim në BE, sistemi ETIAS është planifikuar të zbatojë paraverifikime dhe ose do ta refuzojë ose do ta lejojë udhëtarin të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.
Vendimi përfundimtar që të miratojë ose të refuzojë hyrje të udhëtarëve, gjithmonë do të jetë i shërbimeve nacionale kufitare, të cilat aplikohen në kontrollet kufitare në hapësirën kufitare të Shengenit, megjithatë verfikimi paraprak i udhëtarëve të liruar nga vizatr nga të ashtuquajturat vende të treta është planifikuar t’i lehtësojnë verifikimet kufitare dhe të sigurojnë vlerësim të koordinuar dhe të harmonizuar të rrezikut nga ardhja ilegalëe e shtetasve të vendeve të treta dhe zvigëlim i dukshëm i numrit të refuzimeve të hyrjeve në vetë vendkalimet kufitare.
Sipas KE-së, momentalisht, kufitarët dhe organet kompetente të përndjekjes kanë pak informacione për ata, që janë të liruar nga vizat gjatë udhëtimit në BE, ndërsa ata kanë informacione për njerëzit që udhëtojnë me viza. Me këtë, sipas Komisionit para arritjes së tyre në zonën shengen, me dhënien nevojitet miratim valid për udhëtim të të gjithë shtetasve të vendeve të treta që gëzojnë regjim pa viza.
Në pajtim me Strategjinë për interopeabilitet, të propozuar në komunikimin e sistemeve informative më të fuqishme dhe më të mençura për kufijtë dhe për sigurinë nga 6 prilli i vitit 2-16, ETIAS është disenjuar të jetë kompatibim me sistemet ekzistuese dhe ato sisteme që momentalisht akoma zhvillohen, siç është sistemi për hyrje dhe dalje (ES).
Në masën më të madhe, kur teknikisht ësht e mundshme, sistemi informativ i ETIAS do të përdorë komponetë harduer dhe softuer të Strategjisë për efikasitet energjitik dhe infrastrukturë komunikimi në BE. Interoperabiliteti gjithasht, do të konfirmot me sisteme të tjera informative, siç janë sistemi informativ i vizave (SIV), të dhënat e Europolit, sistemi informativ i Shengenit (SIS), Eurodak dhe Sistemi evropian informativ për dosje kriminale (EKRIS).
ETIAS dhe EES do të ndajnë një depo të përbashkët të të dhënave personale të shetasve të vendeve të treta, me të dhëna plotësuese nga aplikacioni përmes ETIAS (për shembul informacione për qëndrim, përgjige për pyetje të rëndësishme, adresë kompjuterike etj) dhe do të ruajnë evidencë të hyrje-daljeve në sistemin EES. Ato do të lidhen me datotekën e përbashkët dhe të vetme për identifikim.
Gjatë verifikimit dhe vlerësimit të informacioneve të parashtruara nga ana e udhëtarëve që udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen, me qëllim që të miratohet apo refuzohet autorizimi për udhëtim, ETIAS sistemi në mënyrë automatike do të bëjë verifikim të kryqëzuar të çdo aplikacioni me zbatimin e sistemeve aktuale informative në BE si : Sistemin informativ të Shengenit (SIS), Sistemin Informativ të Vizave (SIV), të të dhënave të Europolit, bazën e të dhënave Eurodak, sistemet e ardhshme të propozuara apo sistemin inforative të BE-së, sistemin hyrje/dalje (EES), bazën relevante të të dhënave të Interpolit, bazës të të dhënave për pasaporta të vjedhura apo të humbura të Interpolit (SLTD)…
Funksionet kryesore të ETIAS – sistemit do të jenë verifikim i informacioneve të parashtruara nga ana e shtetasve nga vendet e treta që kanë regjim pa viza, siç janë inforacionet lidhur me identitetin, dokumentat e udhëtimit, informacione për vendbanimin, të dhëna për kontakt dhe vendqëndrim. Përmes aplikacionit online në prag të udhëtimit të tyre drejt kufijve të jashtëm të BE-së, do të vlerësohet nëse udhëtari paraqet rrezik për emigrim ilegal, sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.
Ky sistem, zhvillimi i të cilit e kushton Unionin 212 milinë euro, është parashikuar që automatikisht ta përpunojnë aplikacionin e tij të parashtruar përmes veb-sajtit apo aplikacionit në celuar me sisteme të tjera informative të BE-së, si SIS, SIV, bazën e të dhënave të Europolit…. Do të ekzistojnë të drjeta proporcionale dhe në mënyrë të qartë të përcaktuara për filtrimin, që të konfirmohet nëse ekzistojnë indikacione reale për dhënien apo refuzimin e miratimit për udhëtim drejt Zonës Shengen.
Në rastet ku nuk identifikohet problem apo elemente që kërkojnë analizë të mëtejshme, miratimi për udhëtim lëshohet automtikisht në një afat prej disa minutash pasi që do të parashtrohet kërkesa. Ndërsa, autorizimi do të merret përmes një procedure që është e thjeshtë e lirë dhe e shpejtë.
Sipas Eurokomisionit, në pjesën më të madhe të rasteve, autorizimi do të merret për disa minuta. Aplikacioni i miratimit, parashtrimi i të cilit nuk do të zgjatë më shumë se dhjetë minuta për tu plotësuar dhe i cili kërkon vetëm një pasaportë valide, do të vlejë në një periudhë prej pesë vitesh dhe për disa udhëtime. Për të njëjtin do të paguhet vetëm pesë euro dhe do të vlejë për të gjthë kandidatët e moshës mbi 18-vjeçare. /Radio Vala

676 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: