Home / Lajme / Konferencë “Microsoft Vizion: Reloaded”

Konferencë “Microsoft Vizion: Reloaded”

Shkup, 16 Nëntor 2016
Rreth 400 biznes liderë dhe IT profesionistë sot dhe nesër në Shkup marrin pjesë në manifestimin “Microsoft Vizion: Reloaded” që e organizon Mankrosoft Maqedoni në të cilën përqëndrimi është vendosur në teknologjitë e reja, inovacionet dhe transformimin digjital dhe zbatimin në vend.
Drejtori i përgjithshëm i Multicountry rajonit në Majkrosoft, i cili përfshin 15 vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Majkëll Kogeler në hapjen e konferencës porositi se në momentin kur do të kuptonio se diçka po ndryshon veçmë jeni vonuar.
“Jam shumë i impresionuar nga progresi që e ka bërë vendi në të gjitha sferat. Konsideroj se ekzistojnë mundësi të mëdha që Majkrosoft të punojë së bashku me kompanitë që ta sjellim Maqedonin në nivelin e ardhshëm. Kisha disa takime me përfaqësues të Qeverisë në të cilat biseduam për modelin e partneritetit dhe bashkëpunimit”, deklaroi Kogeler.
Ai theksoi se konsideron se shumë ide të mëdha vijnë nga rajoni.
Lupço Georgiev, drejtor i Majkrosoft Maqedoni dhe Kosovë theksoi se në kohën e sotme gjithçka po digjitalizohet.
“Majkrosoft në vigjilje të kohës së re është e orientuar se si të afrohet deri te partnerët dhe klientët dhe se si t’u ndihmojë që së bashku të ndërtojë zgjidhje që të jenë sa produktive dhe efikase dhe t’u përshtaten trendeve të reja të cilat vijnë gjithkund në botë”, tha Georgiev.
Ai theksoi se digjitalizimi në botë po merr sa më shumë hov, ndërsa ngadalë edhe në Maqedoni.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli theksoi se ekonomia dhe teknologjia e digjitalizuar nuk është rezultat i rastësisë, por i punës së shumë inovatorëve siç është edhe Bill Gejts i cili e krijoi Majkrosoftin.
“Roli i qeverive është që të krijojnë rrethinë për digjitalizim, ndërsa nga përvoja ime dyvjeçare në vend mund të them se Maqedonia ka bërë shumë në këtë sferë, por gjithsesi se ka mundësi për përmirësim”, tha Bejli.
Si shembull për digjitalizimin dhe qasjen deri te informatat në nivel global i theksoi zgjedhjet presidenciale në SHBA për të cilat tha se nga Maqedonia ka mundur të regjistrohet, të votojë dhe gjatë gjithë kohës të informohet për fushatën zgjedhore dhe për numrërimin e votave pikërisht përmes internetit dhe telefonisë mobile.
Pjesëmarrësit në konferencë kanë mundësi që të dëgjojnë rreth 50 ligjërata nga profesionalistë në IT industrinë, si dhe të marrin pjesë në diskutime dhe panele. Një nga temat kryesore është Transformimi digjital i bizneseve, gjegjësisht se si të bëhet më shumë me më pak.
Majkrosoft Maqedoni në bashkëpunim me Certiadria do të sigurojë edhe vauçerë falas për 30 kandidatë të punësuar në administratën publike të munden që në vendin e ngjarjes ta japin provimin Microsoft Office Specialist. /Radio Vala

800 total views, 10 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje