Home / Lajme / MIA në Kongresin botëror të agjencive të lajmeve në Baku

MIA në Kongresin botëror të agjencive të lajmeve në Baku

Baku, 16 Nëntor 2016
Agjencia Informative e Maqedonisë – MIA, merr pjesë në Kongresin e 5-të botëror të agjencive të lajmeve, që sot dhe nesër mbahet në Baku, Azerbejxhan, nën moton “Sfida të reja për agjencitë e lajmeve”.
Kongresi do të ndahet në shumë sesione, midis të cilave “Ardhmëria e konsumimit të lajmeve”, “Agjencitë e lajmeve – sfida dhe mundësi të misionit të teknologjive të reja de mediave sociale”, “Inovacione të agjencisë”, “Trajnim të gazetarëve për ardhmëri multi-mediale”, “Mbrojtje e misionit të gazetarëve: liri, qasje, siguri dhe zona të konfliktit”. Do të bëhet fjalë edhe për forma të koleracionit midis agjencive të lajmeve dhe platformave të ndryshme të mediave sociale.
Midis folësve në sesionet do të jenë edhe kryetarët e Kongresit botëror të agjencive të lajmeve, Organizatës së agjencive të lajmeve Azi-Paqësor – EANA, Federata e agjencive arabe të lajmeve – FANA, menaxherë nga Asoshiejted pres, Rojters, Ksinhua, Anadolu, TASS, Frans-Pres, EFE, Jonhap, Kjodo, TT, SPA, BTA, AAP, IRNA, DPA dhe agjenci tjera udhëheqëse të lajmeve.
Në Kongres do të prezantohet një foto-album me rreth 600 fotografi nga agjencitë pjesëmarrëse. Ato do të ndahen në tre kategori “Lajme”, “Festival” dhe “Sport”. Foto-albumi është publikuar përmes partneritetit midis fondacionit “Hejder Alijev” dhe Baku Media Center.
Në kuadër të Kongresit është paraparë që të nënshkruhen shumë marrëveshje, përzgjedhje të trupave ekzekutivë të Kongresit dhe miratim të Deklaratës.
Në ngjarje, Agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbejxhanit AZERTAK do ta marrë kryesimin trevjeçar me Kongresin nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Përveç Kongresit botëror të agjencive të lajmeve, Azerbejxhani këto tre ditë do të jetë nikoqir edhe i Asamblesë së 16-të të Përgjithshme të Organizatës së agjencive të lajmeve Azi-Paqësor OANA dhe seancës s 22-të të Këshillit të përfaqësuesve të agjencive të lajmeve nga Bashkësia e shteteve të pavarura (BSHP).
Në bashkëorganizim të “Hejder Alijev” fondacioni dhe AZERTAK, takimet në një vend do të mbledhin përfaqësues dhe kryetarë të më shumë se 100 agjencive të lajmeve të cilët e formojnë politikën globale informative, si dhe ekspertë ndërkombëtar medial, përfaqësues nga KB-ja dhe UNESKO dhe nga organizata rajonale mediale.
Në Asamblenë e 16-të të përgjithshme të Organizatës së agjencive të lajmeve Azi-Paqësor OANA, më 18 nëntor, do të marrin pjesë më shumë se 80 kryetarë dhe përfaqësues nga 40 agjenci të lajmeve. Në ngjarjen AZERTAK do ta marrë kryesimin me OANA në tre vitet e ardhshme. Rendi i ditës së Këshillit të përfaqësuesve të agjencive të lajmeve nga Bashkësia e shteteve të pavarura (BSHP) përfshin spektër të gjerë të çështjeve, duke përfshirë kontroll të aktiviteteve të organizatës në vitin 2016, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe zgjerimi i këmbimit të lajmeve.
Në iniciativë të agjencisë ruse të lajmeve TASS, Kongresi i parë botëror i agjencive të lajmeve u mbjat në Moskë, më 24 dhe 25 shtator të vitit 2004. Tre kongreset tjera janë mbajtur në Spanjë, Argjentinë dhe Arabinë Saudite. /Radio Vala

711 total views, 5 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje