Home / Gostivar / Ahmeti: As që e mendoj se mund të mposhtet BDI-ja

Ahmeti: As që e mendoj se mund të mposhtet BDI-ja

Gostivar, 17 Nëntor 2016
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin e sotëm në Gostivar ka thënë se as që e mendon se dikush mund ta mposhtë BDI-në, sepse ajo rrënjët i ka të thella, tek vetë historia e kombit shqiptar.
“Sabri Godo në një takim në Tetovë tha: Lëreni Ali Ahmetin, pse e shani, pse nuk i keni bërë ju punët që ka bë Ali Ahmeti… Neve na kanë zili, janë çuna të rinj, por nuk jemi fajtorë dhe ne do vazhdojmë me projektet tona. Imazhi i një kombi ndërtohet duke organizuar procese të besueshme, pra zgjedhjet janë baromoetri më i mirë se në çnivel janë gjërat”, ka thënë Ahmeti, raporton Aktuale.mk.
Nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka thënë se zgjedhjet janë festë, sepse tregohen rezultatet e punës që ka bërë BDI, qoftë në nivel lokal ashtu edhe qendror.
“Ne e vërtetojmë veten në zgjedhje me veprat tona, a kemi bërë apo s’kemi bërë punë të mira. Ne si BDI e kemi për obligim të informojmë qytetarët tanë, kemi bërë shumë punë të mira, duhet t’u tregojmë qytëtarëve për punët e mira që ka bërë BDI-ja, e udhëhequr nga Ali Ahmeti”, ka thënë Bejta në tubimin në Gostivar.
“Unë ndjej krenari të madhe që jam pjesë e udhëheqjes së BDI-së në krye me kryetarin tonë Ali Ahmeti. E dimë si ka qenë Gostivari përpara vitit 2002, çfarë vuajtjesh kanë pasur qytetarët përpara 2001, por tani flasim me krenari atë që e dëgjojmë nga qytëtarët e Gostivarit”, ka nënvizuar Bejta.
Shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri në tubimin në Gostivar dha arsyet se pse Gostivari që nga viti 2002 fiton në zgjedhje parlamentare.
Ai shtoi se, “përgjigjen e mora nga ajo që me vëmendje e elaboroi kryetari i komunës së Gostivarit mbi me një sërë projektesh që janë realizuar dhe kjo është arsyeja se pse Gostivari nuk njeh humbje”.
“Pas politikave të Ali Ahmetit janë të rreshtuar 15 mijë aktivistë…Kjo sot në Gostivar tregon se BDI ka jo 15 mijë, por mbi 20 mijë aktivistë që janë të gatshëm t’u tregojnë partive tjera se ku e kanë vendin”, ka thënë Neziri në tubimin e BDI-së në Gostivar. /Radio Vala

2,331 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje