Home / Lajme / Takimi i Komitetit të përbashkët konsultativ midis Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë

Takimi i Komitetit të përbashkët konsultativ midis Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë

Shiret Elezi pati sot një fjalë rasti në takimin e 13-të të Komitetit të përbashkët konsultativ midis Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë, i cili u mbajtë në Shkup.
Ministrja Elezi tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë menjëherë pas marrjes së raportit të Komisionit Evropian me kapacitet të plotë u përqendrua në vazhdimin e procesit të reformës, sepse integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i lartë e shtetërorë.
Elezi tha se nga ana e Qeverisë është kryer analizë e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2016, dhe mbi këtë bazë është duke u përgatitur një shqyrtim gjithëpërfshirës i Programit Kombëtar për Miratimin e të drejtës së BE-së, me masa konkrete për adresimin e çdo rekomandimi të Raportit, në përputhje me kriteret e Kopenhagës dhe prioritetet urgjente të reformave.
Në këtë mënyrë, Qeveria edhe një herë në mënyrë të qartë riafirmon vendosmërinë e sajë për vazhdimin e reformave për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe definitivisht për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave për fillimin e bisedimeve paraqasëse ana nga Këshillit Evropian, theksoi ministrja Elezi.
Ministrja Elezi në fjalimin e sajë vuri në dukje se Ministria për vetëqeverisje lokale, në kuadër të kompetencave të saj të vërtetuara me ligj, është e angazhuar në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian përmes decentralizimit të pushtetit, zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
Në kontekst të integrimeve evropiane, do të doja të ju informoj se Ministria e vetëqeverisjes lokale në tërësi i ka zbatuar masat të cilat janë në kompetencë të saj, të përcaktuara në prioritetet e reformave urgjente. Në Raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian konstatoi progres mesatar në sferën e decentralizimit. Me qëllim të intensifikimit të procesit, në kuadër të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, do të rrisim përpjekjet, me qëllim që pushteti lokal në Republikën e Maqedonisë të bëhet më efikas dhe i orientuar ndaj kërkesave të popullatës lokale, përmes zbatimit konsekuent të Programit për zhvillim të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale 2015- 2020, theksoi ministrja Elezi.
Ajo potencoi se për përmbushjen e këtij objektivi duhet bashkëpunim me autoritetet lokale dhe presim mbështetje dhe ndihmë nga partneri ynë për zbatimin e reformave – Komisioni Evropian.
/Radio Vala

636 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alban Pnishi nga Zvicra transferohet në Izrael te Bnei Sakhnin

  Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Alban Pnishi nga kampionati zviceran, Super Liga është transferuar në …

Lini një Përgjigje