Home / Lajme / Ahmeti: BDI ka forcuar e ndërtuar vlera

Ahmeti: BDI ka forcuar e ndërtuar vlera

Tetovë, 18 Nëntor 2016
BDI-ja ka ndërtuar dhe vazhdon të forcojë e ndërtojë vlera, sepse nuk them që kemi arritur kulmin, dhe ne kemi nevojë që të reflektojmë, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin në Tetovë.
“Unë e dija se UT-ja do legalizohet, do bëhet, e dija se këto vlera që ndërtohen, sepse njerëzit duan punë, mirëqenie dhe atëherë i jemi rekur punëve me diplomacinë ndërkombëtarë për të investuar. Nuk e humbëm besimin tek qëllimi. A filloi me punë Zona e Tetovës, po, sepse nuk e humbëm qëllimin që buronte nga zemra që njerëzve t’u krijojmë perspektivë. Nëse nuk e legalizonim UT-në do të ishte turp sepse aty është derdhur gjaku i Abdylselam Eminit. Ne jemi një lëvizje, një front…”, ka thënë Ahmeti, raporton Aktuale.mk.
Zëvendëskryeministri Festim Halili ka thënë në tubimin e sotëm të BDI-së në Tetovë se “na u besua bashkë me disa kolegë të tjerë, detyra mjaft sfiduese për të bartur dhe udhëhequr me ekzekutivin e qeverisë së vendit”.
“U munduam që së bashku t’i përballim gjitha sfidat duke shfytëzuar vrrullin rinor tonë. Ne nuk duam që të merremi me fjalë e llafe, por të ndjekim vizionin e kryetarit Ali Ahmeti që të shtyjmë përpara proceset që shqiptarët të kenë barazinë e plotë në shtet”, ka thënë Halili i BDI-së, raporton Aktuale.mk.
Kandidatja për deputete e BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore Merita Mustafai, tha se BDI nga viti 2002 lindi si një forcë e re e organizuar dhe kombëtarisht ku në krye të saj ishte komandanti dhe kryetari i tanishëm i BDI-së Ali Ahmeti.
“Forcë kjo që ka vizion të qartë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e ka dëshmuar besimin e qytetarëve në çdo fushë të jetës. Garancia më e sigurt e qytetarëve është se ajo do vazhdojë kursin e saj deri në realizimin e plotë të kërkesave të shqiptarëve”, ka thënë Mustafai, raporton Aktuale.mk.
Shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri ka thënë se dega e Tetovës është poashtu me numër të madh me organizimin e këtij tubimi madhështor, pas asaj në Gostivar, Çair…
“Kur është Tetova e fortë, është i fortë edhe Gostivari, edhe Çairi, Kumanova. I fortë është mbi të gjitha Ali Ahmeti dhe janë të fortë gjithë shqiptarët në Maqedoni”, ka thënë Neziri në tubimin në Tetovë.
Nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në këtë tubim tha se BDI është rezultat i shpirtit të pathyeshëm të popullit shqiptar në Maqedoni, dëshirës dhe angazhimit të këtij populli, konceptit evropian që ky popull e dëshiron ta ketë fat të pandashëm.
“Sdifat nuk kanë qenë të lehta, sepse janë të lidhur me elementin e bashkëqeverisjes po dhe të ndarjes së pushtetit me bashkëqytetarët tanë me kombësitë e tjera. Në këto zgjedhje të kemi rezultatin më të mirë të mundshëm, jemi çelësi i vetëm që luan rolin në qeverisjen e ardhshme. Nuk e kemi problem konkurrencën, sepse jemi demokrat, dhe askush nuk mund ta nënvlerësojë atë që ka bërë kjo parti për gjitha këto vite”, ka thënë Arifi.
Shefi i shtabit lokal të BDI-së së Tetovës Xhevat Ademi ka thënë se koncepti i takimeve është kontakti i Ali Ahmetit me strukturën e BDI-së.
“Ju keni ardhur ta dëgjoni Ali Ahmetin, krejt ju këtu dhe gjithë ata anëtarë të BDI-së në gjithë ato takime kanë qenë pjesë e këtij koncepti, filozofie. Jam i bindur se po aq ju doni ta dëgjoni Ali Ahmetin, dhe jam i bindur që edhe ai pret të dëgjojë përgjigjen për një pyetje të madhe. Do ju pyes: Do fitojmë apo jo?, ka pyetur Ademi, derisa nga të pranishimit në sallë ka marrë një “PO” të madhe. /Radio Vala

1,146 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje