Home / Lajme / Ahmeti për TV Dukagjini: BDI, alternativa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë

Ahmeti për TV Dukagjini: BDI, alternativa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë

Shkup, 18 Nëntor 2016
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë dhënë për TV Dukagjini në Kosovë, ka folur për alternativën politike të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Do shkojmë me krahasime, pasi pyetje pragmatike kërkon përgjigje ndryshe. Pa dashur të shërbehem as me teoriteizma e as me diçka sot. Po e fillojë se si ishin shqiptarët para vitit 2001. Para këtij viti shqiptarët nuk kishin flamurin kombëtarë, tash e kanë me ligj të garantuar në çdo komunë, zyrë dhe gjithandej. Para viti 2001 ishin vetëm 173 policë, sot janë mbi 3000, sot shqiptarët janë edhe në Shtatmadhorinë e ushtrisë.
Ai shtoi se kjo nuk do të thotë se e kanë mbyllur këtë kapitull, por kanë arritur përqindje të lartë.
“Pastaj nuk kemi pasur as kuadro, 50 vite kemi qenë qiraxhi dhe mbas tjerëve. Para 2001 shqiptarët nuk kishin arsim të larët. UT u soll me gjak, dhe gjaku i derdhur e djersa nuk shkoi kotë, ky universtitet vazhdon të ekzistojë. Ne e legalizuam atë e ku sot ka mbi 20 mijë student. Para 2001 shqiptarët vetëm në ëndërr mundeshin të marrin dokumente në gjuhën shqipe. Pasaporta, letra e njoftimit, kartat shëndetësore, për të tjerët duken sikur kemi bërë shtet në vete. Kështu na kanë thënë kroatët”, tha Ahmeti.
Ai me këtë rast foli edhe për Universitetin “Nënë Tereza”, ndërsa shtoi se tani shqiptarëve u duhet vetem cilësi dhe zhvillim ekonomik.
“Kemi punuar me besimin më të madh që të arrimë të sjellim fabrika në Perendim të shtetit, te shqiptarët, ku nuk investonte askush. Sot në Zonën ekonomike të Tetovës ke një ndër fabrikat më të mëdha të huaja që para dy javësh filloi me punë me 500 punëtrorë kurse projeti final është deri në 3-4 mijë punësime. Kto investime do i kemi në Kërçovë, Strugë. Kemi ndërtuar hidrocentrale te qytetet shqiptare”, shtoi më tej Ahmeti.
Nga viti 2001 e këndej prej qiraxhi u bëmë vërtetë zotë shtëpie, tha ai.
“Ne nuk duhet tani të presim vetëm prej palës maqedonase, shqiptarët duhet të punojnë vet më”.
I pyetur për Kumanovën, lideri i BDI-së tha se e ka shpjeguar shpesh këtë çështje, por t’ia lëmë kohës ta thotë të vërtetën, shtoi ai.
“Duhet të flasin të njerëzit që i kanë njohur dhe ata që kanë pasur njohuri për Kumanovën. Le të mos më lënë vetëm mua të flas për këtë temë”, theksoi lideri i BDI-së.
Ahmeti edhe një herë e ka potencuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti politike, pasi sipas tij, bie vlera e votës. Shtoi se formimi i shumë lëvizjeve mund të jenë instrumentë të pavetëdishëm të qendrave në vend e rajon në dëm të shqiptarëve.
Kryetari i BDI-së tha se alternativë politike e shqiptarëve të Maqedonisë ende mbetet partia që ai drejton, pasi ka punuar, punon jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për një siguri të tërë vendit dhe rajonit. /Radio Vala

1,112 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje